UBT

Kujtim Shala, i frustruar me FFK-në

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Kujtim Shala, ka mbetur i frustruar jo vetëm me seleksionuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, por edhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai të enjten për të përditshmen kroate “Veçernji list” ka thënë se njerëzit që drejtojnë FFK-në nuk janë treguar korrektë ndaj tij dhe të birit, Andisit. Pikërisht për këtë arsye Shala ka thënë se nuk ka ardhur për të përcjellë ndeshjen miqësore mes Kosovës e Haitit edhe pse ka pasur ftesë si mysafir special.

“E kam marrë ftesën si mysafir special, por as rastësisht nuk do të shkoja. Njerëzit që e udhëheqin Federatën kosovare nuk janë korrekt as ndaj meje e as Andisit, birit tim. Nuk është normale që djali im që është sulmues i Carl Zeiss Jenas dhe ishte pjesë e Dundee United të mos ftohet në mesin e 25 lojtarëve më të mirë të Kosovës”, është shprehur Shala 50-vjeçar.

Uji Dea

“Përfaqësuesja është bërë me kritere politike dhe familjare, një nepotizëm i tillë ende nuk është parë diku. Paramendoni, përzgjedhës është njëfarë Albert Bunjaki, i cili nuk ka luajtur futboll dhe nuk e njeh as kush. Ndërsa për mua dhe Ardian Koznikun nuk ka vend që së bashku me Fadil Vokrrin që është në krye të Federatës jemi lojtarët më të njohur kosovar”.

Ai ka thënë se para një muaji kishte biseduar me Vokrrin dhe se ky i kishte premtuar se Andisi do të ftohej.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.