Uji Dea

Kujdes gjilanas, trotuaret janë të pa pastruara

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit janë të zhgënjyer me nivelin e ulët të shërbimeve publike. Halit Azemi avokat thotë se shërbimet publike asnjëherë nuk kanë qenë në nivel kaq të ulët sesa tani. Komuna ka obligim ligjor me ju ofrue kushte qytetarëve të saj.

Trotuaret në qendër të qytetit të Gjilanit ditën e premte dhe të shtunën ende janë të papastruara nga bora. Ngricat e natës dhe bora që ra ka sjellur shumë telashe për qytetarët, e sidomos të moshuarit.

Fundamenti

Halit Azemi avokat ndihet i zhgënjyer me nivelin e ulët të shërbimeve publike.”Shërbimet e dobëta publike janë pika më e dobët e qeverisjes së Lutfi Hazirit. Trotuaret duhet të pastrohen sepse komuna e ka obligim ligjor ta bëjë këtë në të kundërtën do të shohim qytetar të lënduar e dëmtuar nga akulli në trotuare” thotë Azemi.

Azemi kërkon nga Lutfi Haziri që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe ta ndryshojë mentalitetin qeverisës sepse komuna është për qytetarin e jo për grupet e interesit.”Ne kemi drejtor me aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e si të presim diçka të hairit nga i njëjti drejtor” u shpreh Azemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.