Mobi Casa

Kuçi Williamsonit: Çdo gjykim eventual për krime lufte të mbahet në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Clint Williamson, prokuror i Taskë Forcës që po heton raportin e Dick Martyt ka takuar sot Zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe Ministrin e Brendshëm Bajram Rexhepi. Në një njoftim për media thuhet se Kuçi ka deklaruar se çdo gjykim eventual për krime lufte duhet të mbahet në Kosovë. Në këtë mënyrë Zëvendëskryeministri ka shprehur edhe njëherë kundërshtimin për Tribunal jashtë Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi kanë pritur të martën Prokurorin e Taskë Forcës së Bahkimit Europian, Clint Williamson që po i heton pohimet e senatorit zviceran për trafikim me organe në Kosovë.

Siç dihet, Marty në raportin e tij implikon ish -udhëheqës së UÇK’së në trafikim të paligjshëm me organe njerëzore.

Në raportin që e ka miratuar Këshilli i Europës, përmendet Kryeministri Hashim Thaçi dhe zyrtarë tjerë që aktualisht janë pjesë e PDK’së.

Williamson i cili po heton tash e 3 vjet rreth kësaj çështjeje , ka takuar Kuçin dhe Rexhepin. Pala kosovare në këtë takim ka kundërshtuar ngritjen e një Tribunali ndërkombëtar që do të hetonte krimet eventuale.

“Në këtë takim zëvendëskryeministri Kuçi shprehu qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me punën e task forcës, për çka ai theksoi se Qeveria e Kosovës është e interesuar të ndihmojë drejtësinë dhe të vërtetën dhe të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë me BE-në dhe SHBA-në, por njëkohësisht të respektohet juridiksioni i vendit tonë dhe në çdo rast të ruhet imazhi i luftës së drejtë dhe i vendit tonë” thuhet në një njoftim të Qeverisë.

UBT

Kuçi ka thënë se Republika e Kosovës ka kapacitet për ta trajtuar secilin rast dhe secili gjykim eventual duhet të mbahet brenda territorit të Kosovës.

“Institucionet e drejtësisë kanë rritur kapacitetet e domosdoshme, qoftë gjyqtarë vendorë dhe ndërkombëtarë, ata të EULEX-it, të cilët me sukses mund të trajtojnë çështjet e drejtësisë dhe për këtë kërkoi që çdo gjykim eventual të mbahet në territorin e Republikës së Kosovës dhe sipas ligjeve dhe juridiksionit të Republikës së Kosovës” thekson komunikata.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë partnerë të drejtësisë dhe të institucioneve vendore dhe ndërkombëtarë për çka do të vazhdojnë, por edhe kërkojnë që të respektohet sovraniteti i vendit tonë, të njihen të arriturat në fushën e drejtësisë dhe bashkëpunimi me EULEX-in, si dhe të respektohen të drejtat e njeriut të secilit qytetar, sipas standardeve ndërkombëtare, si dhe të ruhet imazhi i vendit tonë” ka theksuaer Zëvendëskryeministri.

Për këtë qëndrim, ai ka kërkuar mirëkuptim.

“Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi nevojën që institucionet e Kosovës të jenë partnerë në këtë proces dhe çdo vendim për këtë proces duhet të respektojë qëndrimin sovran të institucioneve të vendit tonë. Njëkohësisht zëvendëskryeministri Kuçi kërkoi mbështetjen dhe mirëkuptimin e të gjithë akterëve për qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili garanton drejtësi të pavarur, të paanshme dhe profesionale, si dhe ruan e imazhit të sistemit të drejtësisë dhe të Republikës sonë”