Hidromorava

Kuçi optimist se serbët do ta votojnë shndërrimin e FSK në FAK

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi është shprehur optimist se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës do të votohet edhe nga deputetët serb, të cilët janë pjesë e legjislativit kosovar.

“Besoj se edhe deputetët serb do të votojnë pro këtij vendimi”, ka thënë Kuçi për Telegrafin.

Ndryshe, qeveria e Kosovës të martën miratoi vendimin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë në Ministri të Mbrojtjes. Ky vendim do të dërgohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, të martën, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se një nga detyrat e FAK-ut do të jetë mbrojtja e sovranitetit territorial të Kosovës. Ai po ashtu ka bërë të ditur se Forca e Armatosur e Kosovës do të ketë 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.

Ndërkaq, deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic ka thënë se është interesante të shihet se deputetët serbë do të votojnë kur kjo çështje të jetë në agjendën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo thotë se kur ligjvënësit serbë votuan për heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur, morën premtim për vendet e rezervuara, por premtimi sipas saj, nuk është mbajtur nga kryeministri Thaçi. /Telegrafi/