Kuçi: Marrëveshja e ruan sistemin unik të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili ishte pjesë e delegacionit të Kosovës kur është arritur marrëveshja për drejtësinë me Serbinë në Bruksel, ka thënë se kjo marrëveshje e ruan sistemin unik të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se marrëveshja në fjalë është në përputhje me ligjet e aplikueshme të Kosovës.
Sipas Kuçit në këtë marrëveshje parashihet të formohen një gjykatë dhe një prokurori të cilat do të ofrojnë drejtësi në të gjithë juridiksionin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Kuqi në një prononcim për ‘Epokën e Re”, ka thënë se sa më shpejtë do të fillojë implementimi i marrëveshjes për drejtësinë.