Mobi Casa

O’Brien për asociacionin: Hap i rëndësishëm, drafti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, James O’Brien, në një intervistë për RTS ka thënë se pret që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi të respektohen.

Ai tha se draftstauti i asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe se duhet të ketë diskutim më të gjerë për integrimin e serbëve.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një hap i rëndësishëm. Është e rëndësishme që të arrihet progres edhe para se të themelohet asociacioni. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, që martesat dhe fëmijët të regjistrohen dhe ne po punojmë për të gjitha këto në të njëjtën kohë. Obligimet ekzistojnë që nga viti 2015, kur u nënshkrua i pari, nuk mund të premtoj ndonjë afat, por më e rëndësishmja është që serbët të jetojnë si qytetarë normalë evropianë”.

O’Brien ka thënë se është “sukses” hapja e vendkalimin kufitar në Merdar.

Uji Dea

Ai shtoi se SHBA-të duan që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt Bashkimit Evropian dhe se Plani i Rritjes është një hap i rëndësishëm në këtë kuptim.

“Serbia është ekonomia më e madhe dhe rajoni nuk do të jetë në gjendje të përparojë nëse Serbia nuk integrohet. Konfliktet e vjetra vetëm mund ta mbajnë Serbinë në atë rrugë,” tha O’Brien.

Ai tha se të gjitha ekonomitë e rajonit duhet të integrohen dhe se ky është qëllimi i Planit të Rritjes.

“Plani i rritjes nxjerr në pah dhe sjell atë që është e dobishme për integrimet, është e rëndësishme që transferimi i parave të jetë më i lirë”, tha O’Brien.