Fundamenti

Ku mbet Lugina?

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Vildane Elezi- Nëntori shekullor sot na gjenë në festë,në valle dhe në këngë. Por, jo ç’do këngë ka melodinë e saj gazmore dhe të hareshme.Dikush po qan! Dikush është zhytur në cepin e kthetrave të armikut. Po kërkon diçka,por askush nuk e kupton,askush nuk mund të i’u përgjigjet klithmave të sajë që prej kohësh.

A thua vallë që të jetë kjo klithmë e saja, që të jetë ky ankim që me shekuj nuk e ndali vajin ?!!. Po,u kujtova është Lugina e zhytur në humnerën e pafund të errësirës. Po kërkon dritë,po kërkon një vatër qe e humbi, po kërkon një nënë prej së cilës e ndanë. Sot një shekull.

Po vallë si menduan të na bëjnë këtë,si mënduan të na ndajnë nga vëllezërit tanë,nga motrat tona, si menduan të la ninin pa nënë?! Zot, sa të pashpirtë që janë.

Çdo natë është sterrë dhe presin që dita të agojë, por edhepse lind dielli nuk sjellë dritë, nuk sjellë buzëqeshje. Kjo ,sepse çdo gjë është e kthyer në anënë e kundërt të akrepave të orës. Bëjnë me neve ashtu si iu do qejfi, hyjnë në shtëpi në mes të natës,të prishin qetësinë dhe të çojnë në burgje,të fyejnë në fytyrë me fjalën më të ndytë që ekziston dhe prapë nuk ke çtë bësh,je i mbushur me urrejtje por je i detyruar të durosh .Të shëtitin poshtë e lartë për disa dokumente, të detyrojnë të paguash taksë kufitare për të kaluar në atdheun tënd, të ndalojnë të flasësh aty ku ke të drejtë, po çka nuk të bëjnë, të marrin kafshatën nga goja dhe e shkelin me këmbë. O Zot ,o Zot na shpëto ne nga ky makth, na hiq ne nga kjo shtrigë plakë e cila me shekuj na mori jetën dhe nuk na la të qetë.

Hidromorava

Në Shqipëri o nënë, sot po feston. Po, ti ke festë, dhe e di cfarë… të kujtohemi ne?? Jemi ata që kemi luftuar me shekuj të tërë në krah tëndin, të ndihmuam në çdo betejë dhe në çdo dyluftim që u deshë të bëhej për atdhe, u emërtove shtet,pas ty pasojë edhe motër Kosova,po ne kemi që kemi mbetur jashtë kufijve tuaj , çtë bëjmë ne .??!! Kemi ngelur si të varfër dhe spo dijmë nga t’ia mbajmë, kemi bukë për të ngrënë dhe rroba për të veshur .Po ç’të duhet buka ku çdo kafshatë të ngecë në fyt.

Çtë duhen rrobat kur nuk ka dritë të shihen ,c’të duhet paraja kur nuk ke sesi ta gëzosh.Na ndihmoni ,ju lutem,na ndihmoni dhe na nxirrni nga kjo skëterrë,na nxirrni nga ky makth me drithërima,na merrni pranë vatrës që e gëzoni para këtij shekulli, na largoni nga kjo padrejtëesi,nga ky poshtërim dhe nënçmim.

Erdhi dita të ngritim zërin dhe të tregojmë se kush jemi ne, nuk durojmë dot më, jo nuk durojmë ,çka jemi ne që të na shkelin ,çka jemi ne që të na fyejnë, as edhe një minutë të vetëm nuk do të durojmë, sepse ne nuk jemi lecka e tyre ,ne jemi dikush dhe kemi një histori, e nëse nuk e dijnë, atëherë le ta mësojnë sepse sot jemi dorë për dore me Kosovën dhe Shqipërinë ,sot gëzojmë ditën më të madhe të atdheut tonë, sot jemi Shqipëri Etnike. Kemi luftuar për shumë shekuj dhe do gëzojmë për shumë të tillë.

( Autorja është nxënese nga Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” – Preshevë, drejtimi i mjëkesise, kl. III-9/. Shkrimi është zgjedhur më i dalluari dhe i vleresuar në shkollë, për nderë të 100 vjetorit të pavarësise se Shqipërisë, inciative e ndërmarrur nga profesori i Historisë, Suat Musliu, marr nga preshevacom).