UBT

Ku janë 15 mijë vende pune?

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Mbi 15 mijë persona do të gjenin punë në rast se do të konstituoheshin institucionet e vendit me kohë. Kështu të paktën do të ishte dashur të ndodhte në rast se do të mbaheshin premtimet e partive politike për punësime të reja. Partia Demokratike ishte e para që kishte premtuar 200 mijë vende pune gjatë mandatit qeverisës, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 200 mijë, LDK-ja 120 mijë vende të reja pune.

Bazuar në këto premtime për më shumë se dy muaj që është dashur të formohej qeveria, do të ishte dashur të punësoheshin më shumë se 15 mijë njerëz. Udhëheqësi i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, STRAS, Ibrahim Rexhepi ka thënë për Tribuna se shifrat e premtuara nga partitë për vende pune nuk kanë qenë reale dhe janë të parealizueshme nga kushdo që do të vije në pushtet.

Mobi Casa

“Nuk ka qëndruar asnjë analizë bindëse e së cilësdo parti që vërtet e argumenton që ka mundësi që brenda një afati të punësohen njerëzit, e posaçërisht që 200 mijëshe i përmendur nga PDK-ja që e cila e ka pasur pushtetin e s’ka arrit t’i punësojë as dy njerëz brenda ditës, e jo më shumë”, ka thënë Rexhepi…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.