Komuna e Gjilanit, shpërndanë farë misri dhe pleh artificial për 743 fermerë

Gjilan – Ka filluar shpërndarja e farës së misrit dhe plehut artificial nga Komuna e Gjilanit për fermerët. Është ndër komunat e vetme në Kosovë që bënë këtë shpërndarje.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun dhe drejtorin për Bujqësi.
Bajram Isufin, kanë shpërndarë farën e misrit dhe plehut artificial për fermerët e komunës.
I pari i Gjilanit tha se bujqësia, vazhdon të jetë prioritet mbi prioritete.
“Shpërndamë farë misri dhe pleh artificial për 743 fermerë. Një projekt i veçantë që mbulon mbi 400 hektarë tokë bujqësore. Jemi krenarë që jemi ndër komunat e vetme në Kosovë që bëjmë shpërndarjen e farës dhe plehut artificial në pranverë, pikërisht kur fermerët kanë më së shumti nevojë”, tha Alban Hyseni.
Më tej kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se me këtë projekt mbështetën 743 nga 760 aplikues, mbështetën fermerë që nuk kanë përfituar asnjëherë më parë nga komuna.
“Kjo është përkrahje reale, në kohën e duhur, për ata që e punojnë dhe e mbajnë gjallë tokën tonë”, tha Hyseni.
Drejtori për Bujqësi Bajram Isufi, tha se do të shpërndajnë 800 thasë me farë misri dhe 1600 thasë me pleh artificial për mbjelljen e mbi 400 hektarë tokë bujqësore./rajonipress/