Hidromorava

Gjini: Kurti është i korruptuar, vendin e ka në burg

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ardian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) ka vazhduar kritiken e liderit të partisë Ramush Haradinaj ndaj kryeministrit Kurti.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti është i korruptuar dhe se vendin e ka në burg.

“Mafia dhe të korruptuarit paguajn përqindje të larta me i shpërla paret d.m.th. me mar keshin e me shti në bankë… dikush e nxjerr keshin prej bankës, paren e pastër, e përlyn e ato pare ose shkojnë në ryshfet ose shkojnë në financim të partive politike ose të veprimtarive të paligjshme. Kurgjo nuk ka të ligjshme e që nuk mundesh me bë me kartel të bankës”, ka thënë ai.

Uji Dea

“Albin Kurti del në Kuvend të Kosovës e bënë prrallë sistemin e drejtësisë, opozitën, mediat, i fyen krejtë që e mbrojnë… Albin Kurti është i korruptuem dhe duhet me shku në burg për shkak se po i mbron të korruptumt”, ka thënë Gjini.

Gjini ka thënë se Kurti ka mashtruar popullin, në emër të nacionalizimit të rrymës, ai ka rritur trefish koston e saj për qytetarin.

“Qëky Albin Kurti që ka thënë me nacionalizu Keds-IN ju ka rrit tre fish çmimin e rrymës…me vendim të tij. Ky e mbron Nagip Krasniqin që na ka zhvat, qëky e mbron Martin Berishajn”, ka thënë Gjini.