Fundamenti

Ku i ke agjentët?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se grabitën 13 mijë euro në një nga filialet e bankës “NLB”. Njeri nga ta supozohet se është pjesëtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Burime të Express thonë se këta tre persona janë pjesë e një bande që ka kryer shumë plaçkitje në Kosovë.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona mbrëmjen e së enjtes, të cilët dyshohet se një ditë më parë grabitën 13.000 euro në një nga filialet e bankës “NLB” në Prishtinë.

Njëri nga të arrestuarit, sipas burimeve të Gazetës Express, është pjesëtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Vjedhja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, derisa një polic hetues, në kushte anonimiteti për gazetën, ka treguar se banditët ishin të armatosur dhe në kokë mbanin maska.

Mobi Casa

Ata për ta kryer grabitjen kishin shfrytëzuar edhe një veturë, të cilën tashmë e ka konfiskuar Policia e Kosovës.

“Deri të arrestimi i tyre erdhi pasi veturën me të cilën e kryen grabitjen, arritëm ta gjejmë pak metra larg filialit së bakës së grabitur”, ka treguar burimi i gazetës.

Aksioni për kapjen e këtyre plaçkitësve është zhvilluar në orët e vona të së enjtes, ku të gjitha njësitet e policisë – përfshirë edhe Njësinë Speciale – kanë filluar bastisjen e disa lokacioneve.

“Tash për tash kemi tre të arrestuar, në mesin e tyre besohet se është edhe një pjesëtar i AKI’së.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.