FIDANISHTJA

Kthimi i Prekazit në Stamboll – aty ku një rrugë mban emrin e tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pasi merr hov disa hapa, godet fuqishëm me këmbën e majtë, ndërsa topi ngrihet rreth 1 metër mbi tokë dhe shkon drejt në këndin e majtë të portës së Monacos.

Për këtë gol të realizuar nga rreth 40 metra largësi, në çerekfinale të Kupës së Evropës, Xhevat Prekazi mbahet mend në Turqi.

Ai në Turqi, sidomos nga tifozët e Galatasarayt, mbahet mend edhe për shumë gola e veprime të tjera të realizuara me fanellën e këtij klubi, që është më i madhi në këtë vend.

Mobi Casa

Prekazi tani 56-vjeçar llogaritet ndër lojtarët e mëdhenj të Galatasarayt. Te ky klub pritet të kthehet së shpejti, në një funksion të rëndësishëm.

Prekazi ka lindur në Mitrovicë, por aktualisht jeton në Beograd. Është trajner i pionierëve në shkollën e futbollit të klubit OFK Beograd.

Karrierë si lojtar ka bërë edhe te Partizani i Beogradit e Hajduku i Splitit. Por askund nuk respektohet si te Galatasaray. Prekazi kohë më parë ka zhvilluar biseda me drejtues të këtij klubi për të marrë detyrën e drejtorit të Akademisë së klubit. Ishin vetë drejtuesit e kampionit në fuqi të Galatasarayt që i bënë ofertën… (“Koha Ditore”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.