Fundamenti

“Kthimi i gjendjes së mëparshme në Veri”, Torres: S’do të ketë kthim të tillë, Vuçiq është në anën e gabuar të historisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka komentuar konferencën e djeshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili doli me ‘kushte’ ndaj Kosovës.

Torres tha se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante” nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës do të mbetet “në përjetësi e tillë”.

GRANDEMALL

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksander Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”.

Ndër kërkesat që dje i bëri Vuçiq në adresimin ndaj popullit serb ishte “shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.