HW

Kthetra mesnate (Beqir Musliut)

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndodh e humbim në këtë fushë lulëkuqesh, Që e kemi në fytyrat tona kur rigon vaji, Për ata që s`u kthyen në këngë as në varr, Dalim në breg të kohës dhe presim të agojë

Pas nesh vjen mesnata e therur pa magji
Ecim fshehtas gjurmave tona të gurëzuara
Pa i përmendur pranverat që nuk përsëriten
Në ballin tënd as në bregun që ëndërruam
Prapa çdo muri na pret një kafkë e bleruar
Harruar larg muranës pa emrin e vet të ri

A mund t`i zhveshim shpatat e përgjakura
E t`i ngulim në bebëzat gurore që përgjojnë
Nga kulisat e hijesuara të mesnatës së dehur
Mund t`i zhveshim shpatat po të flemë kurrë
Ç`muze do të mbeten zemrat tona të gjalla
Që shkundin psherëtimën si pluhur ashtëror
Nëse balsamohemi gjunjëzuaras para vetvetes
Vallë si të kthehemi në atë kremte të kaltër
E të hyjmë përsëri në lëkurën e njëri tjetrit

Mobi Casa

Diku na presin hijet tona të gozhduara
Duke kërkuar amforën e gjakut që rrodhi
Përpjetë këtij muri si faqe rrene të vërtetë
Nëse heshtjen e bëjmë të flasë si historia
Ç`do të thotë për arin e vet të ndryshkur
Ndodh e ngjallemi për fjalën që s`e thamë

Shaip Beqiri

Deçan, Gusht 1976

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.