Hidromorava

Kthehet “air berisha”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ishte plot 10 muaj jashtë fushave të gjelbra, mirëpo tani është kthyer. Fjala është për mbrojtësin kosovar, Ilir Berisha i cili do të jetë i grumbulluar në skuadrën e parë të Orebros në ndeshjen e së premtes (sot), që ata do ta zhvillojnë ndaj Atvidabergs.

Iliri kishte qëndruar jashtë fushave pas operimit që kishte bërë në gjurin e këmbës të majtë, dhe pas ushtrimeve të vazhdueshme për gjatë këtyre muajve ai më në fund u rikthye. Për këtë lojtari ka treguar karakterin e tij të fortë dhe vendosshmërinë për tu rikthyer përsëri në fushën e blertë.

Mobi Casa

“Ndjehem shumë mirë dhe i lumtur që pas 10 muajve jam grumbulluar përsëri me Orebron. Do të jem në mesin e 18 lojtarëve por nuk e di se a do të luaj apo jo”, u shpreh fillimisht Iliri për Arenën. Tutje 22-vjeçari ka treguar edhe periudhën e vështirë që ka kaluar gjatë këtyre muajve, por me ndihmën dhe përkrahjen të klubit, shoqërisë dhe familjes ia doli të jetë përsëri i gatshëm për të luajtur…(Tribuna – Arena).