Mobi Casa

Kryhet edhe faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këtë fundjavë është kryer edhe faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Gjilanit, projekt ky që po bëhet tashmë për çdo vit për zhdukjen e insekteve të ndryshme, kështu ka thënë Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Xhemajl Salihu, i cili e ka vlerësuar të suksesshëm këtë projekt, për faktin se tri fazat e para sipas projektit janë kryer me kohë.

Ai tha se faza e katërt është kryer falas nga vullneti dhe bashkëpunimi i mirë i operatorit ekonomik me komunën, pra me dëshirën e vetë kompanisë “Fauna” është bërë edhe një fazë shtesë e dezinsektimit. Në bazë të deklarimeve të qytetarëve, dhe nga vizitat e ekipeve komunale në terren projekti është implementuar me sukses. Mund të themi poashtu se këtë vit vera për qytetarët ka qenë më e lehtë sa i përket insekteve, sepse numri i insekteve ka qenë më i pakt se sa herët tjera.

Mobi Casa

Në këtë fundjave do të bëhet edhe dezinfektimi i shkollave, kështu që më 2 shtator kur edhe fillon viti shkollor, të gjitha shkollat do të jenë të dezinfektuara.

Projekti i dezinsektimit dhe dezinfektimit ka kushtuar rreth 6 mijë e 300 euro.
Drejtori i Shëndetësisë dhe ai i QKMF-së sot kanë pritur në një takim kryetarin e shoqatës franko kosovare Frank Bettula, ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve. Me këtë rast kryetari i shoqatës ka ndarë një sasi të manteleve për punëtorët shëndetësor./rajonipress/