Eko Higjiena

Kryesuesja e Kuvendit Komunal uron Mësuesit dhe Gratë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit si dhe Gratë me rastin e 8 Marsit, që janë data të rëndësishme për arsimin në gjuhën shqipe, përkatësisht të drejtat e grave.

7 Marsi është një moment i përshtatshëm për t`iu shprehur mirënjohje të gjithë mësuesve tanë, për punën e mirë që kanë bërë në gjithë rrugëtimin e gjatë të shkollës shqipe, nga fillimi i saj në Korçë, më 1887 e deri në ditët e sotme, gjithandej trojeve shqiptare.

Ky është një rast i mirë po ashtu për t`i falënderuar edhe veteranët e arsimit, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në këtë fushë.

Sot, jemi të lirë dhe kemi mundësi të jashtëzakonshme për edukim dhe zhvillim të brezit të ri, prandaj duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t`i arritur me dije shoqëritë e përparuara, thuhet në urimin e Valentina Bunjakut-Rexhepit për Mësuesit e Gjilanit.

UBT

Njëherësh, ajo ka uruar në mënyrë të veçantë edhe gratë e kësaj Komune, me rastin e 8 Marsit.

Gratë nuk janë të rëndësishme vetëm më 8 Mars, por ato janë të rëndësishme e të vlefshme në të gjitha ditët e vitit.

Unë si femër në krye të Kuvendit Komunal, i inkurajojë gratë e Gjilanit që të jenë sa më aktive dhe këmbëngulëse në kërkimin e hapësirave në politikë dhe vendimmarrje.
Gratë kanë dëshmuar se kanë guxim për të marrë mbi vete procese e detyra të rëndësishme dhe t`ia dalin me sukses në të gjitha detyrat , thuhet në urimin e kryesues së KK, Valentina Bunjaku-Rexhepi për nder të 8 marsit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.