Mobi Casa

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës viziton Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degët e saj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovë Albert Zogaj, gjyqtarin Fahret Velija anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjithashtu në takim kanë marr pjesë edhe Drejtori i SKGJK-së, Shkëlzen Maliqi, Drejtori i Personelit, Bislim Gashi dhe Drejtori për Logjistikë, Muhamet Kurtishaj.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi për gjyqtarët, me aktivitetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj ka njoftuar të pranishmit se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka themeluar mekanizma të mjaftueshëm për matjen e performancës për gjyqtarë dhe për secilin që është i angazhuar në sistemin e drejtësisë pavarësisht funksionit që kryen.
Nga gjyqtarët u kërkua që prioritet tu jepet lëndëve të vjetra duke kërkuar që ato të kryhen në afat rekord dhe mos të rrezikohen nga parashkrimi, ndërkohë tek lëndët civile kryerja e lëndëve të mbetura ndër vite.

UBT

Ndërkohë, Kryetari Salihu ka falënderuar Kryesuesin Zogaj dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen që kanë dhënë për Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Vizitat janë zhvilluar edhe në Degën e Gjykatës Themelore në Viti dhe në Kamenicë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.