Mobi Casa

Kryesia qendrore e PDK-së, pa asnjë gjilanas

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se e vërteta është se asnjë kuadër aktiv dhe i spikatur i degës nuk “depërtoj” as kësaj here në kryesinë në qendër edhe pse për nga rëndësia që e ka Gjilani me numrin solid të votave , me fitoret serike për komunë e për qendër dhe me rolin strategjik në rajon do të duhej me i pasur dy anëtarë dhe një nënkryetar në kryesinë në qendër. Jemi të lodhur nga trajtimi injorues i qendrës thotë Mustafa.

Qemajl Mustafa është kuadri i vetëm dhe i parë që ka komentuar përbërjen e kryesisë së PDK-së në qendër, ku siç u pa nuk hyri asnjë kuadër nga Gjilani. Ky injorim i kryesisë qendrore është pritur tejet ashpër nga aktivistët e PDK-së në Gjilan.

Megjithatë guximin për të folur dhe shprehur qëndrimin hapur e ka vetëm Qemajl Mustafa. Ai për rajonipress jep opinionin e tij, por edhe të shumicës së anëtarëve të PDK-së në Gjilan.

Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se e vërteta është se asnjë kuadër aktiv dhe i spikatur i degës nuk “depërtoj” as kësaj here në kryesinë në qendër edhe pse për nga rëndësia që e ka Gjilani me numrin solid të votave , me fitoret serike për komunë e për qendër dhe me rolin strategjik në rajon do të duhej me i pasur dy anëtarë dhe një nënkryetar në kryesinë në qendër.

Fundamenti

Kurse sa i përket ardhjes në kryesi të partisë në qendër të Basri Musmuratit e Zenun Pajazitit, Mustafa tha se unë personalisht dhe dega në Gjilan nuk kemi asgjë kundër për ta si individ nëse kanë ardhur në rrugë tjetër, por ardhja me aludimin për ta përfaqësuar degën dhe Gjilanin do të ishte një ide plotësisht e gabuar sepse që të dy janë larg përditshmërisë së degës dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit dhe nuk kanë bërë aktivitet minimal për degën në Gjilan që nga themelimi i saj thotë Mustafa.

Mustafa thotë se është edhe një anomali që e dëmton këtë “përfaqësim” sepse këta dy vijnë nga i njëjti fshat i Kamenicës dhe janë në fund të fundit në lidhje të afërt familjare. “Sipas përceptimit tim që mendoj se është përceptim i shumicës së degës dhe qytetarëve në Gjilan kjo ka reflektuar keq. Sa mua më përket personalisht, nëse kështu mendon kreu i partisë zoti Hashim Thaçi kështu edhe le të jetë, por le ta marrin atëherë këta dy persona përgjegjësinë edhe për tërë degën në Gjilan me familjarët dhe shokët e tyre të mbetur në degë nëse këtë natyrisht e lejon dega” shprehet Mustafa.

Sipas Mustafës është edhe një anomali tjetër e dukshme e që duhet të thuhet. “Këta dy anëtar të kryesisë në qendër në zgjedhjet nacionale kanë marrë pak vota në bazën e tyre në Gjilan. Njëri i ka marrë vetëm gjysmën e votave të degës rreth 6000 nga 12000 sa i ka dega dhe tjetri vetëm 1300 vota. Për çudi që të dy kanë marrë shumë vota për Këshillin drejtues të partisë dhe ky i fundit është emëruar edhe sekretar i përgjithshëm i partisë. Diçka këtu nuk po funksionon ose me popullin ose me zgjedhjet në parti. Unë dhe plotë aktivist shumëvjeçar të devotshëm nuk do të jemi më vetëm argat të zellshëm dhe vrojtues pasiv të marrjes njëanshëm dhe tashmë pa meritueshëm të pushtetit të shumtë në parti e në dëm të të tjerëve sepse jemi të lodhur nga trajtimi injorues i qendrës” sqaron Mustafa.

Mustafa tha se ai personalisht nuk e ka ndërmend të ftojë asnjërin nga anëtarët dhe aktivistët e degës që të dekurajohen dhe ta dëmtojnë degën e PDK –së , por i ftojë të gjithë që të bashkohemi e ta riparojmë gjendjen dhe t`i qëndrojmë besnik qëllimit themelor e programor të anëtarësisë së PDK-së e që është dhe mbetet ngritja, reformimi dhe forcimi i saj për fitoret e ardhshme në të mirë të komunës e të Kosovës. “Ka mbetur edhe pak kohë për ta bërë këtë , në të kundërtën e themi me bindje se koha do të tregojë se dega nuk është në rrugën e duhur” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj: