FITORJA

Kryeprokurori Maloku ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, për regjionin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, për regjionin e Gjilanit, togerin Ilhan Guclu.

Kryeprokurori Maloku, fillimisht e ka falënderuar togerin Guclu, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar të KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit, si dhe për bashkëpunimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori po ashtu theksoi se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka krijuar një ambient të qetë dhe të sigurtë për qytetarët, duke ndjekur kryerësit e veprave penale, të cilët kanë tentuar të rrezikojnë jetën, sigurinë apo pronën e qytetarëve të këtij regjioni.

Njëkohësisht, edhe togeri Guclu, ka falënderuar Kryeprokurorin për pritjen dhe bashkëpunimin e ofruar drejt qëllimit të përbashkët, si dhe theksoi se mbetet i përkushtuar për sigurinë e vendit dhe stabilitetit, gjatë këtij misionit paqeruajtës.
Në fund të takimit, i njëjti u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, duke shtuar se edhe më tutje do të vazhdohet kontributi në sigurimin e paqes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.