Eko Higjiena

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Policinë e Kosovës për regjionin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, sot ka pritur në takim pune Drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit, z. Agron Rukiqi, komandantët e stacioneve policore, për regjionin e Gjilanit, si dhe udhëheqësit e hetimeve në regjion dhe stacione policore.

Në takim u diskutua për ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë, për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen gjatë ushtrimit të detyrave këto dy institucione.

Gjithashtu, përpos tjerash u diskutua edhe situata e sigurisë, si dhe është shtruar nevoja që të koordinohen dhe të shtohen aktivitetet e përbashkëta me qëllim të luftimit të kriminalitetit në përgjithësi, derisa nga kryeprokurori është kërkuar që të trajtohen me prioritet rastet e dhunës në familje, grabitjet, vjedhjet e rënda dhe të gjitha format e tjera të kriminalitetit.

Fundamenti

Në fund të takimit, të dy institucionet vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.