Eko Higjiena

Kryeprokurori jep urdhër të paligjshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, ka dhënë urdhër të paligjshëm në fillim të këtij viti lidhur me pasurinë e sekuestruar, kanë konstatuar ekspertët e Bashkimit Evropian.

Urdhri i Kabashit i datës 20 shkurt, që u adresohet kryeprokurorëve të prokurorive themelore mbi pronën e sekuestruar, thotë se pasuria e sekuestruar është nën mbikëqyrjen dhe administrimin e prokurorit të Shtetit, shkruan Koha Ditore.

“Në rastin e sekuestrimit të bagëtise, si mjet i kontrabandës, prokurori i Shtetit duhet të urdhërojë Policinë për të dorëzuar bagëtinë për administrimin e përkohshëm pranë AUV-it, që pas ekzaminimit duhet ta dërgojë atë në AAPSK”, thuhet në urdhrin e tij.

RCCOLA

Përveç kësaj, është urdhëruar që prokurorët t’u kërkojnë të gjitha agjencive që administrojnë pasurinë e sekuestruar ta dorëzojnë në Agjencinë për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. Kjo agjenci ka nën menaxhim mbi tre milionë euro pasuri.

“Ekipi vlerësues është i mendimit që urdhri i prokurorit të Shtetit nr.49, datë 2013/02/20 nuk ka asnjë bazë ligjore. Urdhri është në kundërshtim me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale ne lidhje me masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar dhe të Ligjit mbi AAPSK-së, kështu duhet të fuqizohet”, kanë thënë ekspertet në një analizë i kanë bërë legjislacionit për sekuestrim- konfiskim dhe Ligjit për administrimin e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara./Indeksonline/