UBT

Kroatëve dhe malazezëve u lejohet mbajtja e armëve, shqiptarëve e serbëve jo

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndalimi vazhdon të vlejë për personat nga vendet tjera të Ballkanit si: Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria pastaj nga Turqia, Sri Lanka dhe Algjeria.

Qeveria e Zvicrës me një vendim të saj të shpallur të mërkurën ka ndërprerë ndalesën e vendosur më herët për blerje të armëve nga ana e shtetasve kroatë dhe atyre malazezë me qëndrim në Zvicër. Ky vendim, siç bëhet e ditur në një komunikatë që ka lëshuar administrata e shtetit, fillon të zbatohet nga 15 marsi 2014.

Këshilli Federal e arsyeton vendimin e tij se në gjendjen aktuale që mbretëron në Kroaci dhe në Mal të Zi, nuk ka ndonjë arse që shtetasit e këtyre vendeve të privohen nga e drejta për të blerë dhe bartur armë. Ndalimi ndërkaq vazhdon të vlejë për peronat nga vendet tjera të Ballkanit si: Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria si dhe disa vende tjera si Turqia, Sri Lanka dhe Algjeria.

Mobi Casa

Lista “e zezë”, në të cilën janë vendosur vendet në fjalë përpilohet dhe shkurtohet në bazë të vlerësimit që i bëhet gjendjes së sigurisë në ato vende. Vënia e një shteti në këtë listë ka për qëllim të bëhet e dije se Zvicra nuk pranon që me armët e saj të mbështetet ndonjë konflikt i armatosur në botë. Arsye tjetër është kundërveprimi ndaj bartjes eventuale në Zvicër të konflikteve në mes të palëve të e vendeve të përmendura, thuhet më tutje në komunikatë.

Përmes përshtatjes së procedurës për tjetërsimin e armëve te personat që nuk kanë leje për armëmbajtje, Këshilli Federal jep edhe një kontribut për luftimin e keqpërdorimit të armëve. Deri më tash shitësi i armës duhej që qendrës kompetente të kantonit t`ia dërgonte si dëshmi vetëm një kopje të kontratës për armën e shitur. Tash e tutje ai duhet të ofrojë edhe një certifikatë nga regjistri penal pra që blerësi nuk është në ndjekje penale./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.