Krizë në zonat publike: Alban Hyseni neglizhon përgjegjësit e tij

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Megjithatë, sipas ligjeve në Kosovë, duke përfshirë edhe ligjin mbi vetëqeverisjen lokale, kryetari është menaxher i komunës. Përgjegjësia për mirëmbajtjen dhe kujdesin e zonave publike, përfshirë edhe fushat publike të futbollit, bien nën kompetencën e autoriteteve lokale, si dhe të kryetarit të komunës.

Në një video reportazh të publikuar nga gazeta nacionale, pasqyrohet një situatë shqetësuese në Gjilan – zona në stadiumin e pa-përfunduar, është kthyer në qendër për konsumimin e drogave dhe hedhjen e mbeturinave.

Janë vetë banorët ata të cilët kanë raportuar shqetësimet e tyre, duke potencuar paraqitjen e rreziqeve të sigurisë, si dhe thirrjet e tyre që autoritetet të e trajtojnë rastin dhe të angazhohen në rehabilitimin e personave në nevojë.

Ajo që u vë në dritë është mesazhi i të parit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mbi rolin e tij për adresimin e këtij shqetësimi.

Sipas deklaratës së tij, ai nuk e konsideron si përgjegjësi të tij të dal e të merret me çështjen e konsumuesve të drogave të cilët përdorin zonën e stadiumit.

Ai ka theksuar se, sa i përket çështjes së narkomanisë, substancave narkotike dhe substancave tjera, kjo tejkalon edhe mandatin, edhe fuqinë, edhe kompetencat e tij si kryetarë i komunës.

Mobi Casa

Më tutje, z. Hyseni thotë se sipas një dinamike tentativë, stadiumi i qytetit, pritet të finalizohet në tetorin e vitit të ardhshëm, rrjedhimisht aludon në mënyrën se si ai synon të e trajtoj këtë problem.

Megjithatë, sipas ligjeve në Kosovë, duke përfshirë edhe ligjin mbi vetëqeverisjen lokale, kryetari është menaxher i komunës. Përgjegjësia për mirëmbajtjen dhe kujdesin e zonave publike, përfshirë edhe fushat publike të futbollit, bien nën kompetencën e autoriteteve lokale, si dhe të kryetarit të komunës.

Përderisa punimet vazhdojnë, sipas kompetencave dhe përgjegjësive, i pari i komunës, në bashkëpunim me dikasteret e shërbimeve publike si dhe autoritetet tjera, do të mund të ndërmerrnin veprime për të siguruar hapësirën e punimeve, ruajtjen e pronës publike, rritjen e sigurisë për banorët si dhe mirëmbajtjen e hapësirave përreth.

Ja edhe disa ilustrime se si do të mund të angazhohej një kryetar komune në adresimin e një shqetësimi si ky:

  • Kryetari i Komunës mund të angazhohet në politika për alokimin e burime për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike. Kjo përfshinë p.sh. alokimin e fondeve për ndriçim më të mirë, siguri si dhe mirëmbajtjen e rregullt të fushave sportive dhe pjesëve përreth.
  • Kryetari Komunës mund të punoj së bashku me organizatat komunitare si dhe banorët për të kuptuar çështjet që ndikojnë në hapësirat publike dhe për të marrë mendime si dhe propozime rreth zgjidhjeve të mundshme.
  • Kryetari i Komunës mund të bashkëpunoj me agjencitë e zbatimit të ligjit për të adresuar shqetësimet e sigurisë. Kjo mund të përfshijë thirrje për patrullime të shtuara të policisë, zbatimin e ligjeve ekzistuese të lidhura me sjelljet publike, ose zhvillimin e strategjive të reja për të adresuar çështje të veçanta.
  • Kryetari Komunës mund të mbështeste iniciativa që ofrojnë ndihmë për individët që përballen me vështirësi. Kjo mund të përfshijë partneritetet me organizata për të ofruar programe të ndihmës dhe shërbimeve sociale.
  • Kryetari i komunës mund të bëjë planifikim më të mirë për kryerjen e punimeve investuese. Në raste të veçanta mund të hartoj strategji për vazhdimin e funksionimit të zonave, pavarësisht ndërtimeve.
  • Gjithashtu, mund të krijoj partneritete me organizatat jofitimprurëse si dhe bizneset për të mbështetur iniciativat që synojnë përmirësimin e hapësirave publike.

Janë këto disa nga veprimet direkte apo indirekte të cilat do të mund të i ndërmerrte një kryetar komune. Gjithsesi, secila nga ilustrimet, për rastin e paraqitur nga banorët e kësaj zone, do të mund të kontribuonte për shërbime më të mira si dhe për përmirësimin e sigurisë publike./rajonipress/