Eko Higjiena

Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja

/ 3 minuta lexim
HW

Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Partia në pushtet po kërkon zgjidhje që të evitohen zgjedhjet, e opozita mbështet dekretin e Osmanit.

Megjithatë njohës të fushës paralajmërojnë se shkuarja në zgjedhjet e reja do të ketë ndikim negativ në planin e zhvillimit të brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare.

“Tash po hymë me vitin e dytë të një bllokade totale edhe ky stagnim ka ndikim në gjitha sferat, veçanërisht në raportet ndërkombëtare, sepse asnjë proces ndërkombëtar i Kosovës nuk do të mund të avancoj përderisa të jetë kjo gjendje. Kjo i largon edhe më teje aleatët tanë, veçanërisht BE-në dhe Shtetet e Bashkuarat e Amerikës nga Kosova, nga interesimi për Kosovën, kjo e pamundëson anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, njohjet e reja, pra do të jetë një stagnim i plotë”, ka thënë analisti Artan Muhaxheri.

Pasoja paralajmërohen edhe në ekonominë e vendit.

“Kur nuk ka ligje, kur nuk aprovohen sitën direktivat e përgjithshme të qeverisë për me ruajt stabilitetin tregtar, atëherë natyrisht që tregu funksionon në veprimin e vetë. Në këtë kontekst, kur e sheh që nuk është i monitoruar edhe nuk është i përcjell, respektivisht i vëzhguar nga institucionet, atëherë kemi ngritje të fal të çmimit në treg që e ndikon drejt në standartin social e ekonomik qytetarëve”, ka thënë Nagip Skenderi, profesor i ekonomisë.

United Hospital

Analisti Artan Muhaxheri potencon se kjo situatë do të mund të evitohej, por që siç shton ai, klasa politike është shumë e përçarë.

“Po, zhgënjimi me i madh është që e gjithë kjo krizë ka qenë tejet thellë, ka qenë krejtësisht e evitueshme, krejtësisht e pa nevojshme, edhe është dashtë vetëm pak racionalitet, inteligjencë, vullnet, realizim që të tejkalohet, por si duket edhe këto janë tepër për të kërkuar nga kjo klasë politike.

“Dhe këto unë kam frikë që vendi të shkoj në zgjedhje sepse nuk do të gjen kompromis por me gjithë atë dhe duket që nuk ka diskonim. Dhe pa marrëveshje politike askush së të fitojnë këtë vend”, ka thënë Sadik Zeqiri, njohës i politikës.

Pas i zgjedhjet në shkurti të 2025-ës nuk arritën të prodhojnë institucione të reja në dhjetor të vitit të kaluar, u organizuan zgjedhjet e jashtëzakonshme. Të njëjtat ishin konsideruar si të domosdoshme për të dalë nga bllokada politike.

E njësia e lirisë zgjedhjeve në Kosovë vlerësohet se do të shkaktojnë ngecje në reformat institucionale, proceset integruese e zhvillimin ekonomik të vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.