Fundamenti

Kritikohet sjellja e deputetëve, analistët thonë se po paguhen kot

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Njohës të rrethanave politike në vend, kritikojnë legjislativin për mos efikastitet të punës. Bojkotim i seancave parlamentare nga partitë e përfshira në Kuvend, mos prezenca e deputetëve apo edhe vonesat e tyre në seanca shpërfaqin papërgjegjësinë e deputetëve, thonë njohës të rrethanave politike në vend.

Po ashtu, organizatat të cilat monitorojnë punën e Kuvendit, kanë theksuar se mos-prezenca e deputetëve në seanca të jashtëzakonshme, është shkelje kushtetuese.

Njohës të rrethanave politike kanë kritikuar sjelljen e deputetëve në Kuvend. Mos-prezenca e tyre në seancat e paralajmëruara, bojkoti në tërësi i seancave, apo edhe mos konfirmimi i tyre më votë se janë prezentë, kanë shpërfaqur papërgjegjësinë e tyre.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Artan Muhaxhiri, thotë se të njëjtit janë duke e shfrytëzuar buxhetin e Kosovës, pa asnjë kontribut. Rrjedhimisht, po paguhen kot.

“Për fat të keq tashmë në Kuvend ekziston një gjendje tragjiko – komike, kryesore është si t’i lihet faji njëri- tjetrit për mosfunksionimin e Kuvendit. Deputetët janë duke marrë rroga kot, janë duke shfrytëzuar buxhetin e Kosovës pa asnjë kontribut dhe për mos realizim të asnjë detyre që e kanë obligim. Është për keqardhje të madhe mjerimi politik në të cilin ka rënë Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Artan Muhaxhiri.

ARKATANA

Deri më tani, partitë e përfshira në legjislaturën e tetë nuk kanë treguar gjuhë të përbashkët as për çështjet me interes nacional. Të paktën, kështu e sheh situatën njohësi Dritëro Arifi. Profesor Arifi thotë se partia në pushtet nuk e ka kuptuar se çfarë është shumica parlamentare, po ashtu deputetët nuk po e kuptojnë peshën ligjore e politike që e kanë.

“Tek e fundit, këta deputetë me sjellje primitive, janë të deleguar te qytetarët për të zgjidhur probleme, jo për t’u ankuar dhe për t’u krenuar sa vota i kanë pasur dhe sa kanë m’i marrë. Kjo është një qasje primitive e gjithë legjislaturës, sidomos, e kësaj legjislature. Pra, nuk e kuptojnë, peshën, rëndësinë dhe obligimin edhe ligjor edhe politik që e kanë ndaj qytetarit”, ka deklaruar Dritëro Arifi.

Seancat e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit vjeshtor janë përcjellë në vazhdimësi me mungesë kuorumi, bojkot të seancave apo edhe vonesa të deputetëve.

Partia në pushtet, bojkotoi se fundmi 4 seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se mospjesëmarrja e deputetëve të mazhorancës në seancat e jashtëzakonshme është shkelje kushtetuese derisa vetëm pas vërejtjeve të tyre, kryeparlamentari Konjufca u pa duke udhëhequr dy seancat e fundit të thirrura nga opozita. /rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.