HW

Kreu i Vitisë kujdeset edhe për shëndetin oral të fëmijëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Nën moton “Dhëmbë të shëndosh, fëmijë të lumtur” sot në Çerdhen “Gëzimi Ynë“ në Viti janë shënuar aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin dhe ngritjen e vetëdijes tek fëmijët për shëndetin oral, konkretisht rëndësinë që ka ajo në mbajtjen e dhëmbëve të pastër. Para fëmijëve të kësaj çerdhe është paraqitur edhe një shfaqje teatrale e cila trajtonte të njëjtën temë. Gjithashtu fëmijët kanë pranuar dhurata si dhe brusha për pastrimin e dhëmbëve.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ishte i pranishëm gjatë këtij aktiviteti theksoi se mbi të gjitha është shëndeti i fëmijëve dhe të brezave të ardhshme .”Shëndeti i fëmijëve tanë është shumë i rëndësishëm në këtë bënë pjesë edhe shëndeti oral andaj projekti si ky që po implementohet sot është shumë i rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes tek brezat e ardhshme që do të vijnë” u shpreh Haliti.

Ai duke folur për institucionet parashkollore theksoi se Komuna e Vitisë do t`i shikon mundësitë që të bëhet një rivitalizim në çerdhen e qytetit.

ARKATANA

Ndërkaq Hanife Jonuzi, Drejtoreshë e Çerdhes “Gëzimi Ynë“ në Viti falënderoj institucionet komunale, por edhe ato qendrore që kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm.

Gjatë aktivitetit të sotëm që është mbajtur nën organizimin e Komunës së Vitisë, Qeverisë së Kosovës dhe DentiGroup para fëmijëve të kësaj çerdhe është paraqitur edhe një shfaqje teatrale e cila trajtonte të shëndetin oral.

Gjithashtu fëmijët kanë pranuar dhurata si dhe brusha për pastrimin e dhëmbëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.