UBT

Krerët e subjekteve frikësohen, kërkohet që vota e partisë t’i shkojë liderit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme kanë debatuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Halit Krasniqi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama.

Përderisa, deputeti i PDK-së e ka arsyetuar mundësinë që Projektligji për zgjedhjet nacionale të parasheh që votat e partisë t’i shkojnë kryetarit të partisë, këtë e ka kundërshtuar i pari i Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Alma Lama.

Jakup Krasniqi ka kërkuar nga deputeti i PDK-së që ta sjell së paku një përvojë nga shtetet me demokraci të konsoliduar, ku veprohet në këtë mënyrë.

Mobi Casa

Ndërsa, Lama ka thënë se kjo mënyrë e shpërndarjes së votës i shkon përshtati liderëve të partive, gjegjësisht siç tha Hashim Thaçit, e që frikësohen se mund të kenë rënie të votave.

Deputeti Halit Krasniqi, iu është revanshuar menjëherë kryekuvendarit dhe deputetes Alma Lama, duke thënë se ata kanë më së paku të drejtë të flasin, për shkak se të dy këta kanë ndryshuar partitë politike.

Ndërkaq, kryeparlamentari ka thënë se nuk e ka ndërmend të replikojë, duke marrë parasysh sa deputeti ia përmend emrin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.