Syla: Pa kompromise mes partive, Kosova rrezikon zgjedhje të reja

Ish-konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka vlerësuar se situata politike pas zgjedhjeve të fundit është e ndërlikuar dhe se asnjë parti nuk mund të krijojë qeverinë e re pa kompromise dhe marrëveshje mes subjekteve politike, raporton Ekonomia Online.
Ai ka paralajmëruar se pa një bashkëpunim më të gjerë politik, Kosova mund të përballet me zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.
Sipas Sylës, deklaratat dhe taktizimet e partive janë të pritshme në këtë fazë, por situata reale do të qartësohet tani pas certifikimit të rezultateve.Ai ka theksuar se Vetëvendosja si pikësynim do të ketë që të “peshkoj” deputet nga partitë shqiptare, sipas tij, më saktësisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Konsideroj që gjitha këto janë taktizime politike të secilit subjekt politik dhe pas certifikimit të rezultateve do të shohim realisht veprimet reale të secilit subjekt politik. Ne jemi të vetëdijëshëm që as një nga subjektet politike shqiptare nuk i ka votat e mjaftueshëm që e vetme të formoj qeverinë e Kosovës. Dihet që VV-ja tash më ka 48 mandate, mirëpo këto janë të pamjaftueshëm andej konsideroj që VV-ja si pikësynim do të ketë që të peshkoj, ose kontrabandoj se pari deputet nga partitë shqiptare, e më saktësisht nga LDK-ja, sepse kjo ka qenë një praktikë tashmë e etabluar në kuadër të subjekteve politike shqiptare edhe nga zgjedhjet kaluara. Nuk e përjashtoj mundësin që edhe subjektet tjera të kenë dëshirën ti afrohen VV-së për shkak se, nëse marrim shembull Nisma Socialdemokrate e cila ka fituar 3 mandate, ajo do të jetë arrë e lehte, nëse e themi figurativisht për tu afruar më VV-në pikërisht për shkak se nëse përsëriten zgjedhjet prape ajo ka mundësi që të rrezikoj që të mos e kaloj pragun”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Syla theksoi se Kosova po përballet me një periudhë kritike dhe liderët politikë duhet të lënë anash interesat e tyre dhe të prioritizojnë interesat kombëtare.
Duke iu referuar zhvillimeve në skenën ndërkombëtare, Syla thekson se një qeveri e unitetit kombëtar do të ishte opsioni më i mirë për të siguruar stabilitet politik dhe për të përballuar sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen.
“Kemi parasysh janë shumë situata komplekse megjithatë këto janë kalkulime politike për interesa puro personale të subjekteve politike. Ndërkaq ajo çka mendoj unë, mendoj që as një nga subjektet politike, nuk e ka privilegjin që të formoj qeveri dhe marr parasysh gjithë këto ndryshime në rëndin e ri botërorë që janë duke ndodhur. Unë konsideroj që zgjidhja me e mirë dhe me fatlume për Kosovën, do të ishte të formohet një qeveri e unitetit kombëtar. Në qeverinë e unitetit kombëtar do të përfshiheshin të gjitha subjektet politike, jo domosdoshmërish duke i përfshirë në kuadër të qeverisjes në kuadër të ekzekutivit persona të cilët kanë garuar nëpër zgjedhje. Mirëpo persona me kridibilitet në opinionin publik me ndikim në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Ai argumentoi se Kosova ndodhet në një nga momentet më kritike që nga paslufta dhe se mungesa e një qasjeje të bashkërenduar mes partive mund ta dëmtojë seriozisht pozitën e saj ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, ai u bëri thirrje të gjitha partive politike, përfshirë edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, që të mos e përjashtojnë mundësinë e një bashkëqeverisjeje gjithëpërfshirëse.
“Kjo periudhë në të cilën po flasim është periudha me delikate për Kosovën që nga viti 1999. Andaj sot si as një herë më parë të gjitha subjektet politike duhet ta anashkalojnë vetveten dhe duhet ti japin përparësi interesave kombëtare të Kosovës. Jemi në një situatë delikate dhe kjo nuk është situata e zgjedhjeve paraprake që këto manipulimet ose kalkulimet ditore politike nuk kanë pasur kosto edhe për vendin. Gjitha inatet, gjitha konfliktet që kanë pasur, sepse ka pasur vazhdimisht deklarime unë i dëgjova do të thotë edhe të subjekteve opozitare edhe të LDK-së dhe PDK, AAK unë mendoj që të gjitha subjektet politike nuk duhet ti thonë jo një qeverie të unitetit kombëtar, e njëjta vlen edhe për Albin Kurtin dhe VV-në. Për shkak se kësisoj edhe barra e përgjegjësive që e presin Kosovën do të bashkërendohej nga secili prej tyre”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Megjithatë, Syla paralajmëroi se vazhdimi i përplasjeve dhe polarizimi politik mund ta çojë vendin drejt një tjetër cikli zgjedhor.
“Opsioni me i keq për Kosovën do të ishte shkuarja ne zgjedhje dhe nëse vazhdon që kjo gjuhë polarizuese ndërmjet subjekteve politike të vazhdoj edhe pas certifikimit të rezultateve ne jemi me një hap afër zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme për shkak se kësisoj do të behët e pa mundur që të arrihet një kompromise. Ose do të behët një qeveri e cila nuk do të ketë jetëgjatësi dhe do të jetë shume fragjile”, ka thënë ai për EO.