RCCOLA

Kremtohet Dita e Pavarësisë së Kosovës në Hungari

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Nënshtetasi sllovak që e ndien vetën shqiptar dhe veproi deri në sakrificë për kauzën shqiptare.

“Bashkë do të arrijmë atë që sot na duket e pamundur ta bëjmë të mundur…”

“Ju, krijuesit e artistët jeni ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë…”

“Ne duhet të jetojmë për Shqipërinë…”

Në kryeqytetin e bukur hungarez, nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, u organizua orë letrare artistike në kuadër të shënimit të gjashtëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Mbrëmja festive, e pasur me program të larmishëm kulturor e artistik, ishte nën patronatin e z.Sami Ukellit, ambasador i Kosovës në Hungari.

Manifestimin e nderoi me praninë e tij z.Ibrahim Makolli, ministër për Diasporë. Të pranishëm ishin edhe znj. Mira Hoxha, ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Hungari; z.Iljaz Feta, këshilltar në Ambasadën e Maqedonisë në Hungari; Etleva Lala, drejtoreshë në Katedrën e Albanologjisë në Budapest; z. Kurt Gostentschnigg, shkrimtar dhe përkthyes; z.Kamil Weiner, mysafir nga Sllovakia, një aktivist dhe shkrimtar, i cili së fundi shkruan edhe në gjuhën shqipe; z.

Eco Higjiena

Driton Smakaj, veprimtar, krijues, ideator dhe koordinues në realizimin e orës letrare me krijues nga Austria. Paraqitja e programit u bë me sukses nga znj. Jehona Muja-Sukaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse ministri Ibrahim Makolli, mes tjerash tha: ”Ku flet arti, politika heshtë, kudo që jemi do të angazhohemi, pavarësisht se herë-herë edhe do të lodhemi e mërzitemi, por asnjëherë dhe në asnjë moment të mos e humbim besimin, ne si komb kemi mundësi. Por, ajo që nevojitet është t’i bëjmë bashkë të gjitha pjesët e trupit të shpërndarë gjithandej botës.Dhe, duke i bërë bashkë do të arrijmë që atë që sot na duket e pamundur, ta bëjmë të mundur dhe të realizueshme, sepse në të kundërtën, edhe ajo që sot na duket e mundur, nëse nuk bëhemi bashkë, nëse nuk i mobilizojmë kapacitetet tona sikur i kemi mobilizuar në një kohë, atëherë edhe e mundura do të bëhet e pamundur. Gëzuar Dita e Pavarësisë! Shkrimtarëve suksese në artin e tyre! Edhe një herë, sikur edhe herëve të tjera kur jemi takuar, e shpreh gatishmërinë e Ministrisë së Diasporës për të qenë afër në secilin moment në plotësimin e shumë nevojave që ne kemi brenda dhe jashtë.”

Znj.Mira Hoxha, ambasadore e Shqipërisë në Hungari, në fjalën e saj mes tjerash tha: “Dyert e ambasadave janë të hapura si gjithnjë. Nuk është hera e parë që ne organizojmë mbrëmje artistike. I përgëzoj Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve dhe të gjithëve, urime pavarësia e Republikës së Kosovës. Ju krijuesit e artistët jeni ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë. Imazhi juaj është imazhi më i mirë i Shqipërisë. Ju faleminderit dhe jetë të gjatë Kosovës”. Fjalën e rastit e mbajti nikoqiri i mbrëmjes, z.Sami Ukelli, ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari.

“Krijuesit dhe të pranishmit e tjerë i falënderoj shumë, të cilët kanë gjetur kohë të vijnë këtë mbrëmje. Po ashtu e falënderojmë ministrin z. Ibrahim Makolli. Ardhja juaj nga Austria, kur dihet se ju vini pas angazhimit tuaj ditor në vendet e punës atje, na nderon në veçanti. Ne po festojmë ndër të parët sonte, duke e nisur kështu shënimin gjashtëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Jemi shtet i ri, por me Ministri të Diasporës, kjo tregon për përkushtimin tonë përgjithësisht për mërgatën tonë kudo që gjendet. Shpresoj se edhe Republika e Shqipërisë do ketë një dikaster të ngjashëm për koordinim më të mirë rreth mërgatës edhe me Ministrinë tonë të Diasporës, kjo edhe po ndodh”.

Në emër të LSHKSH “Aleksandër Moisiu” përshëndeti kryetari i saj, poeti Besim Xhelili. “Krijues të bashkuar arrijnë më shumë, nga ky cak yni tani në shoqatën tonë kemi një numër të kënaqshëm krijuesish, mes tyre edhe nga Hungaria z.Driton Smakaj. Jemi të hapur edhe për shkrimtarë e krijues tjerë nga vendet e tjera për rreth nesh. E filluam disa veta, kurse tani kemi 27 shkrimtarë e krijues të tjerë arti, të përfaqësuar me veprat e tyre. Në pikturë prizrenasi Gazmend Freitag, momentalisht me pikturat e tij në Verona të Italisë, i cili nga atje ju përshëndet. Krijuesit rrjedhin nga të gjitha viset etnike shqiptare, me artin e tyre kanë treguar vlera arti edhe para kombeve të tjera”. Z.Anton Marku prezantoi botimin e Antologjisë së shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në Austri, i botuar në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht. Nga krijimtaria e tyre lexuan poezi Anton Marku, Besim Xhelili, Kurt Gostentschnigg, Mërgim Osmani. Z. Kamil Weiner, përkthyes, regjisor e publicist, në fjalën e tij në një shqipe të rrjedhshme mes tjerash tha: “Jam themelues i shoqatës “Besa” në Sllovaki, e cila nxori edhe revistën mujore në shqip “Besa”, ku shkruhej për problemet e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi në trojet tona. Kisha bashkëpunëtor të gazetës kroat, slloven e nga kombe të tjera, ku trajtoheshin problemet e Kosovës dhe të shqiptarëve. Isha gjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë si prijës i gazetarëve sllovakë dhe çekë. Kam përkthyer disa vepra të autorëve shqiptarë në sllovakisht dhe të atyre sllovakë në shqip”. Z.Weiner lexoi dy poezi në gjuhën shqipe. Ai mes tjerash tha: “Ne duhet të jetojmë për Shqipërinë, e jo të vdesim për Shqipërinë”.

Poeti shkodran, Ragip Dragusha, e entuziazmoi publikun me poezitë e tij “Breshka” dhe “Zana e Malit”, duke i interpretuar ato bukur dhe me plotë pasion, për çka publiku e shpërbleu me duartrokitje të gjata. Mbrëmjen e ndihmuan edhe afaristë shqiptarë të suksesshëm, mes tyre edhe z.Lutfi Kabashi, i cili shtroi darkë pritjeje për mysafirët./Hazir Mehmeti/albinfo/