FITORJA

Krasniqi për Qeverinë: Mosmirënjohës, veriun e ruajnë ushtarët amerikanë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi ka folur për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, duke kritikuar qeverinë për qëndrimin e tyre në raport me zhvillimet e fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka vënë theksin tek roli i ushtarëve amerikanë të KFOR-it, të cilët, sipas tij, janë garantët kryesorë të sigurisë dhe të infrastrukturës kritike të Kosovës.

“Ushtarët amerikanë patrullojnë në veri dhe na e ruajnë infrastrukturën dhe kufirin, ndërsa disa qeveritarë shesin poza, si gjoja garantë të sigurisë në veri. Këta qeveritarë e kanë tejkaluar çdo kufi të abuzimit në këtë temë, duke injoruar rolin vendimtar të KFOR-it për sigurinë në Kosovë. Mosmirënjohës, bre!” shkroi Krasniqi.

Kritikat e Krasniqit vijnë pas një incidenti ku një sulm me bombë dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit, një pjesë kritike e infrastrukturës ujore në veri të vendit. Pas sanimit të dëmeve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, publikuan një video në Facebook ku shfaqeshin duke pozuar pranë kanalit.

Uji Dea

Sipas Krasniqit, përpjekjet e disa qeveritarëve për t’u shfaqur si garantë të sigurisë në veri janë të pabaza dhe anashkalojnë faktin se paqja dhe siguria në atë zonë janë të mbështetura në masë të madhe nga misioni i NATO-s, veçanërisht nga ushtarët amerikanë të KFOR-it.

Ai e konsideroi këtë qasje si “tejkalim të kufijve të abuzimit” dhe mungesë mirënjohjeje ndaj kontributit ndërkombëtar në Kosovë.

Ngjarjet e fundit kanë rikthyer vëmendjen mbi ndjeshmërinë e situatës në veri dhe rolin vendimtar të faktorit ndërkombëtar në menaxhimin e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.