FIDANISHTJA

Krasniqi për fjalorin e VV-së: S’po e kursejmë Kurtin, por qytetarëve po duam t’iu japim vizion

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Partisë Demokratikea të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin “Debat Plus” në Rtv Dukagjini, ka folur edhe për fushatën e partisë së tij, por edhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi ka thënë se PDK-ja nuk po e kursen Kurtin, por siç theksoi ai, PDK-ja dhe Bedri Hamza janë fokusuar që qytetarëve t’iu tregojnë se si mund të jetë e ardhmja e tyre nëse ia japin besimin PDK-së.

“Fushata e Bedri Hamzës s’ka të bëj me kursimin e Albinit, qytetarët e Kosovës telashet që i ka sjell kjo qeveri i kanë ndjerë çdo ditë në lëkurën e vet. Sa të duash thuaju se këta na kanë rritë rrymën, njerëzit kanë me shkua me i pagua faturat enorme që janë bërë më të mëdha se këstet e kredisë. Nuk mundemi ne me i thënë kshyrni se 300 mijë njerëz e kanë lëshua Kosovën për 4 vjet, ne iu themi, por nuk e kam fokusin e fushatës qaty, pse, sepse s’ka mbet vend ose familje pa e pasur dikënd në rrethin e vet qoftë të ngushtë qoftë pak më të gjërë që e ka lëshua Kosovën dhe jo më skamnor e nevojtar, por profesionistë të ri, inxhinier, arkitekt, mjek e infermier të të gjitha fushave, specialist të IT-së. Fushata jonë është fushatë që ka dashur ta luftojë depresionin kolektiv dhe social që e ka krijuar kjo qeveri. Me iu dhënë shpresë njerëzve, me iu fol për të ardhmen sepse kemi mbetur rob të së kaluarës. Sepse është e vërtetë, këtu edhe kjo fushatë e tyre është hala për t’kaluarën. Ne po duam të flasim për t’ardhmen sepse njerëzve s’mundemi me i mbajt peng as në aktualitet e as në të kaluarën, por duhet me iu dhënë një vizion çka duhet me bë nesër, cila është e ardhmja e tyre nëse neve na japin besimin”, u shpreh Krasniqi.

FIDANISHTJA

Tutje, ai ka thënë se nuk duan që të jenë pjesë e polarizimit dhe nuk duan që të kontribuojnë në të, prandaj edhe kanë dashur që të japin një vizion për të ardhmen.

“Edhe besoj se ka qenë fushatë e duhur sepse s’po duam të kontribuojmë në polarizim më shumë. Polarizimi i shoqërisë është i tepërt edhe konflikti, edhe përçarja edhe në shoqëri edhe në familje ka hy përçarja politike në 2021. Nuk dua të kem kontribut në përçarjen e mëtutjeshme, boll kanë bërë këta që janë. Dhe kemi dashur me i dhënë një vizion”, theksoi Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.