ARKATANA

Krasniqi: Moskoordinimi i qeverisë me aleatë arriti të sjellë pasoja për Republikën e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi në 14 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka thënë se moskoordinimi i qeverisë me aleatë arriti të sjellë pasoja për Republikën e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Kurti duhet të japë dorëheqje sepse dëmet që ai po ia shkakton vendit janë fatale dhe vështirë të kthyeshme mbrapa.

“LDK-ja do ta kundërshtoj këtë vendim dhe do t’i dalim zot Republikës sepse mbetet e përhershme”, ka shkruar ajo mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Moskoordinimi i qeverisë me aleatë arriti të sjellë pasoja për Republikën e Kosovës

Mobi Casa

Pikërisht sot në 14 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare, u cenua sovraniteti i Republikës së Kosovës.

Udhëtimi i lirë për qytetarët që mbajnë pasaporte ilegale të lëshuar nga Serbia është pasojë e veprimeve të gabuara nga Kryeministri Kurti. E kemi thënë për muaj me radhë që jeni duke bërë dëme të mëdha dhe të pariparueshme në arenën ndërkombëtare dhe ja ku arritëm në një situatë absurde për qytetarët tanë.

Ky Kryeminsitër duhet të japë dorëheqje sepse dëmet që po na shkakton janë fatale për vendin dhe të vështira për t’i kthyer prapa.

LDK-ja do ta kundërshtoj këtë vendim dhe do t’i dalim zot Republikës sepse mbetet e përhershme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.