ROBERT UKAJ

Krasniqi: Ligji për Amnisti u procedua sipas Kushtetutës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përjashtuar çdo mundësi që organi të cilin ai e drejton ka vepruar jashtë normave kushtetuese kur e ka proceduar në Presidencë Ligjin për Amnisti.

Gjatë një shpjegimi që ka dhënë për Tribunën, ai ka thënë se ky ligj është proceduar në zyrën e presidentes, ashtu siç parashihet me Kushtetutë, e jo me Rregullore të punës së Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit, sipas tij, nuk përbën kurrfarë akti detyrues për Kuvendin.

ARKATANA

“Kuvendi ka vepruar ashtu siç shkruan në Kushtetutë. Dhe aty thuhet qartë se brenda tetë ditësh i dërgohet presidentes për nënshkrim. Administrata e Kuvendit dhe unë detyrën e kemi kryer ashtu siç është e paraparë në Kushtetutë.

Megjithatë dikush ka thënë që dita që miratohet është dita zero dhe numërimi i afatit tetëditësh fillon nga e nesërmja, mirëpo kjo nuk qëndron pasi Kushtetuta nuk e thotë këtë”, ka thënë Krasniqi (Tribuna).