Hidromorava

Krasniqi: Jemi shpresa e veçantë e kombit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se lista me kandidatët e NISMËS për Kosovën është risia më e madhe e zgjedhjeve parlamentare.

Krasniqi në rrjetin e tij social në “Facebook”, ka shkruar se te NISMA nuk ka “prurje” jodemokratike e as profiteriste, sikur nuk ka as deputetë e deputete të trafikuar për trafikim të votës qytetare. Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:

1. Lista me kandidatët e Nismës për Kosovën është risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, zgjedhjeve që do të sjellin ndryshimin e kërkuar për Kosovën dhe qytetarët e saj.

2. Lista e Nismës në rend të parë është strehë e qytetarëve që dëshirojnë që me përkushtim e përgjegjësi t’ju shërbejnë qytetarëve të Kosovës, të cilët me të drejtë presin ndryshime të thella e përmbajtjesore.

Eco Higjiena

3. Në Listën e Nismës për Kosovën vetëm 5.5% e kandidatëve janë të përbërjes së shkuar ose ish deputet, 94.5% janë kandidatë që asnjëherë më parë nuk kanë qenë pjesë e legjislativit tonë. Ata zotohen se do të jenë: më transparentet dhe më të përgjegjshmit e politikës kombëtare në Republikën e Kosovës.

4. Lista e Nismës përbëhet nga kandidatet e kandidatët e rinj, politikanë/e, intelektualë/e, atdhetarë/e dhe eksperte/ët që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës, në shtetin e mirëqenies, në shtetin e drejtësisë sociale, në shtetin ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para zotit ashtu edhe para ligjit.

5. Dhe më kryesorja, Lista e Nismës përbëhet kryekreje nga prurjet e reja, të cilët Nismën e shohin shpresë ndryshimi në qeverisjen e vendit. Te Nisma nuk ka “prurje” jo demokratike e as profiteriste, sikur nuk ka as deputetë e deputete të trafikuar për trafikim të votës qytetare.

Janë këto disa nga çështje që NISMËN e bëjnë shpresën e ndryshimit të madh që i duhet Republikës së Kosovës. Prandaj në këto zgjedhje jemi shpresa e veçantë e kombit! Në popullin tim kam besuar edhe në ditët më të vështira të jetës sime e të popullit tim! Dhe kam pasur të drejtë. Pse mos të kam besim edhe tani? Unë i besoj popullit tim, i besoj edhe vullnetit të tij për ndryshim!:, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.