Fundamenti

Krasniqi: Duhet ta dimë se kush po spiunon Kosovën dhe qytetarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi të enjten në seancën plenare të Kuvendit se duhet të dihet se kush po vazhdon ta spiunojë Kosovën dhe qytetarët e saj në shërbimet sekrete serbe.

Ai tha se nuk do të deklaronte këtë po që se me këtë çështje do të merreshin organet kompetente.

Krasniqi tha se deklarimet e disa ekspertëve të shërbimeve të inteligjencës gjatë kohës së viteve ’90-ta se edhe sot në Republikën e Kosovës ka shumë bashkëpunëtorë të Shërbimit inteligjent serb janë tepër shqetësuese, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, deklarimet se edhe sot ka individë që spiunojnë Kosovën janë tejet shqetësuese përkundër asaj që ende nuk ka ligj që rregullon këtë çështje.

ARKATANA

Ai tha se Prokuroria, gjegjësisht organet përgjegjëse është dashur t’i marrin në pyetje këta persona, në mënyrë që të dihet kush janë ata që punojnë për shërbime të huaj.

Ata njerëz që kanë deklaruar se ende ka persona që punojnë për shërbime sekrete serbe duhet t’i japin emrat” theksoi Krasniqi, citon Telegrafi.

Ndryshe, ditë më parë Fadil Kajtazi, ekspert i shërbimeve të inteligjencës edhe gjatë kohës së viteve ’90-ta, i përfshirë direkt në shërbimin sekret të Republikës së atëhershme të Kosovës, në emisionin Rubikon në KTV pati thënë se sot në Republikën tonë ka shumë bashkëpunëtorë të Shërbimit Inteligjent Serb.

Gjithashtu edhe Mehmet Loci, agjent në kohën e ish Jugosllavisë e gjithashtu edhe në kohën e Republikës së Kosovës gjatë viteve 90’të, indirekt ka thënë se aktualisht në institucionet e Kosovës ka bashkëpunëtor të shërbimit sekret serb.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.