Hidromorava

Krasniqi: Afera “Pronto”, kulmi i prishjes së raporteve me Thaçin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë për RTV21, ka folur për arsyet që e shtynë atë dhe Fatmir Limajn të largohen nga PDK-ja, partia në themelimin e të cilës kishin kontribuar që të dy.

Krasniqi, që prej dje është zyrtarizuar në funksionin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ka thanë se acarimi i raporteve të tij me Kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, kishte nisur qysh para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010, por ftohja e tyre kishte arritur kulmin pas publikimit të përgjimeve telefonike, të njohur si afera “Pronto”.

“Prej përgjimeve janë ftohur raportet. Ndoshta ,Thaçi nuk e ka ndie veten mirë nga ai moment”, ka thënë Krasniqi, duke potencuar se vetë nuk ka ndie inat ndaj personave të përfshirë në këtë aferë ku lakohej emri i tij.

Duke folur për arsyet e largimit nga PDK-ja, Krasniqi është shprehur se para se të ndodhte largimi, ka bërë përpjekje të krijojë “funksionim demokratik” të partisë, por kjo sipas tij, nuk ka ndodh.

Krasniqi ka thanë se ne të të gjitha institucionet e shtetit janë emëruar njerëz që nuk e kanë pasur përgatitjen e duhur profesionale dhe nuk kanë qenë kompetentë për detyrat që i kanë marrë.

Mobi Casa

“Keq qeverisja dhe korrupsioni, sidomos në mandatin e dytë, kanë pamundësuar jetën e përbashkët politike”, ka theksuar Krasniqi, duke potencuar se Kosova nuk ka kapacitete financiare të ketë më shumë se 10 ose 12 ministra.

Tash kur bashkë me Limajn kanë themeluar subjektin e ri politik Nisma për Kosovën, Krasniqi thotë se nuk mund të japë ndonjë vlerësim se cila është pesha politike e saj.

Mirëpo, thotë se Nisma për Kosovën mund të orientohet kah qendra e majtë, ndërsa sa i përket bashkëpunimit të mundshëm me subjektet e tjera, ka përmendur mundësinw e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

“Ndoshta një përparësi e subjektit politik Vetëvendosje është, si të themi, më i lehtë për t’u bashkëpunuar në të ardhmen, për faktin që nuk e ka pjesën në keqqeverisje as tani e as në të kaluarën”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.