RCCOLA

KQZ ndalon fotografimin e votës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të ndalohet fotografimi i votës në momentin e votimit. Ky vendim është marrë me kërkesën e Lidhjes Demokratike të cilët me anë të një letre kanë shprehur shqetësime për siç kanë thënë informacionet e pranuara nga qytetarët gjithandej Kosovës, lidhur me udhëzimet që u bëhen nga subjektet e caktuara politike për të dëshmuar votën e tyre përmes fotografimit të fletëvotimit.

Anëtari i KQZ-së nga LDK, Florian Dushi, ka thënë se ky institucion duhet të reagojë për t’i përshtatur dispozitat ligjore ndaj fenomenit të fotografimit të votës për ta rikthyer atë si dëshmi për një subjekt të caktuar politik.

Hidromorava

“Pjesa e teknologjisë, nga koha kur është nxjerrë ligji, ka avancuar mjaft. Por ligji, Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare garantojnë fshehtësinë e votës, garantojnë që qytetari nuk do të detyrohet apo kushtëzohet që subjekti ta votojë një subjekt të caktuar politik dhe ka propozuar forma të cilat KQZ varësisht nga rrethanat mund të vendosë me qëllim të sigurimit të fshehtësisë së votës”, ka thënë Dushi…(Tribuna).