Uji Dea

KPF rekomandon zgjerimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e fundit, të drejtuar nga Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit Komunal, Draft-projektit e manifestimit “Flaka e Janarit 2015”, Raportin vjetor të kompanisë “Stacioni i Autobusëve, propozim-vendimin për kompensimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve në kompanitë “Stacioni i Autobusëve” dhe “Ecohigjiena”, Raportin e Komisionit komunal për zgjedhjen e këshillave lokale dhe i ka rekomanduar për Kuvend Komunal.

Ndërkaq, KPF i ka shtyrë për një seancë tjetër Raportin e kompanisë “Ecohigjiena” si dhe propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të një ngastre kadastrale prej 233 m/2 për nevoja të banimit social, për të marrë rekomandimin edhe të Komitetit të Pronës, edhe të Komisionit që ka propozuar ndarjen e këtij trualli për familjen Isufi.

Sadri Arifi, shef i Shërbimit të Kuvendit, ka thënë se hartimi i planit vjetor të punës së Kuvendit Komunal është obligim ligjor. Me propozimin e Selvete Shurdhanit (PD) u vendos që grupi punues të zgjerohet në 7 anëtarë, për t`iu dhënë mundësi përfaqësimi të gjitha grupimeve politike, nga 5 sa ishte paraparë.

Sa i përket manifestimit “Flaka e Janarit 2015”, Bujar Haziri, përgjegjës për Kulturë, tha se ky është edicioni i 24-të me radhë, duke nënvizuar se “Flaka…” është bërë tashmë një identitet kulturor i Gjilanit.

Festivali i Dramës Shqiptare nuk do të ketë më karakter garues, meqë ky manifestim pavarësisht dhe do të mbahet në maj, bashkë me një festival të muzikës.

Hidromorava

KPF i ka dhënë mbështetje të plotë programit të “Flaka e Janarit 2015”, me disa sugjerime, që manifestimi të lirohet nga karakteri garues, por më tepër të jetë promovues i artistëve të rinj.

Raportin e punës së kompanisë “Stacioni i Autobusëve” për vitin 2013 e ka dhënë Avdyl Jerliu, kryesues i Bordit të Aksionarëve, ndërkaq ai për kompaninë “Ecohigjiena” është shtyrë për një seancë tjetër, meqë nuk ishte i pranishëm përfaqësuesi i Bordit të Aksionarëve, që siç u tha, e kanë obligim të raportojë para institucioneve komunale.

Po ashtu KPF rekomandoi që kompensimi mujor për anëtarët e Komisioneve komunale të Aksionarëve në këto dy kompani, që siç ka thënë Valentina Bunjaku-Rexhepi është propozuar të jetë nga 200 euro në muaj, duke përfshirë edhe muajt e kaluar.

Një raport për formimin e këshillave lokale e ka paraqitur Avdyl Aliu, i cili tha se në kuadër të një pilot-projekti që është mbështetur nga Ambasada Amerikane, janë themeluar këshillat lokale në dhjetë fshatra, duke respektuar edhe kriterin gjinor e etnik.

Qëllimi i themelimit të këtyre këshillave, është qeverisja e afërt me qytetarin, ka thënë Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.