Uji Dea

KPF njihet me efektet e vendimit për kushtëzim në dy kompanitë publike

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) është njoftuar të mërkurën për efektet e vendimit të kushtëzimit në dy kompanitë publike “Higjiena” dhe ‘Hidromorava”, që është në zbatim nga korriku i vitit të kaluar, por që ka mundësi të shfuqizohet, pasi që rasti është dërguar nga një grup qytetarësh në Gjykatën Kushtetuese.

Mirvete Hoti, drejtoreshë në kompaninë e ujit “Hidromorava” ka thënë se kushtëzimi ka dhënë rezultate jashtëzakonisht të mira, jo vetëm në aspektin financiar, ku të hyrat janë rritur për 10 për qind, por më shumë se kaq, ka ndikuar në vetëdijesimin e qytetarëve se duhet t`i kryejnë obligimet e tyre.

Hoti ka kërkuar që kushtëzimi të vazhdohet edhe më tutje, sepse masat tjera për arkëtimin e borxheve, nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa gjykatat nuk kanë qenë efikase në shqyrtimin e lëndëve të kompanisë “Hidromorava”. Shprehur në shifra, rezultat i kushtëzimit janë 96 mijë euro më shumë të arkëtuara, në këtë periudhë, ka thënë Hoti.

Izmi Zeka, kryesues i KPF, njëherësh edhe i Kuvendit Komunal, ka thënë se shuma prej 96 mijë euro, tregon se kushtëzimi nuk ka sjellë rezultatet e pritura. Duke nënvizuar faktin se presioni publik kundër kësaj mase ka qenë i madh, Zeka nuk e ka përjashtuar mundësinë që vendimi të rishikohet dhe ndoshta edhe shfuqizohet, nëse nuk jep rezultatet e duhura.

Elisah Ymeri (PDK), tha se janë pritur më shumë rezultate. Arben Mehmeti (LDK), tha se kushtëzimi është aspekt joligjor, derisa i rikujtoi drejtoreshës Hoti problemin e lagjes “Arbëria” për furnizim me ujë.

UBT

Arben Maliqi (AKR), tha se kushtëzimi është i nevojshëm për qytetarët e pandërgjegjshëm, kurse Ejup Haziri (PDK) ka kërkuar që të anulohen vendimet e paligjshme.

Sipas Jakup Bajramit (LDK), kompani duhet të përdorë mekanizma tjerë për arkëtimin e borxhit, nëse kushtëzimi nuk ka dhënë rezultate të mjaftueshme dhe mund të shfuqizohet.
KPF e ka rekomanduar për Kuvend Komunal informatën për vlerësimin e efekteve të kushtëzimit në “Hidromoravë” sikurse dhe atë për “Higjienë”, të cilën e ka paraqitur kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Bajram Isufi.

Isufi ka thënë se ”Higjiena” i ka avancuar bukur shumë shërbimet, por ende ka problem me inkasimin e faturave dhe, për dallim prej kompanive tjera publike, ne nuk kemi asnjë mekanizëm tjetër që mund t`i detyrojmë qytetarët të kryejnë obligimet e tyre.

Për dallim prej “Hidromoravës”, në këtë kompani rezultatet e kushtëzimit janë më të mira. Prej korrikut të vitit 2012 e deri tani, si rezultat i kushtëzimit, inkasimi në “Higjienë” është rritur për 266 mijë euro, ka thënë Isufi.
Ai kërkoi që kushtëzimi për “Higjienën” të mbetet në fuqi, sepse janë kompani komunale dhe kanë planin e tyre për investime që shkojnë deri në 1.5 milionë euro. Kjo kompani tani operon në partneritet me kompaninë austriake “Moser Grup”, nën emërtimin “Ecohigjiena” dhe deri tani ka bërë mbi 300 mijë euro investime./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.