Mobi Casa

KPF në Viti voton pro propozim listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në mbledhjen e dhjetë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), që është mbajtur sot është diskutuar dhe votuar për pika të ndryshme të rendit të ditës. Fillimisht kryesuesi i këtij organi Bekim Azizi, i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimeve të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, pika këto të cilët kryesisht kanë kaluar edhe përmes KPF.

Takimi ka filluar me pyetjet të cilët janë parashtruar nga anëtarët e KPF-së të cilët kryesisht ju është përgjigjur zv. kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu.

Pasi që kjo mbledhje llogaritet e fundit për këtë vit, kryesuesi Bekim Azizi, ka shfrytëzuar rastin që t`i falënderoj të gjithë anëtarët e këtij komiteti, por edhe të komiteteve të tjera për punën dhe angazhimin e tyre për këtë periudhë një vjeçare.

Përndryshe gjatë këtij takimi është shqyrtuar dhe votuar me shumicë pro propozim listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2023.

UBT

Ndërkaq para anëtarëve të këtij komiteti u dhanë edhe tri informata, konkretisht:

  • Informata për punën e Kuvendit Komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën janar-dhjetor 2022.
  • Informata për zbatimin e Planit të Integritetit për komunën e Vitisë.
  • Informata për zbatimin e planit të KKSB-së për vitin 2022.

Kurse jashtë rendit të ditës, por me pajtimin e anëtarëve të KPF-së janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash pro këto pika:
Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit Nr. 01-110/05-1071 për caktimin e lokacionit për ngritjen e obeliskut Madeleine Albrightnë qytetin e Vitisë, të miratuar nga KK. Viti me datën: 28.09.2022.

Propozim rregullorja për plotësimin e rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba me nr. 01-110/05-1361 të datës: 05.12.2022./rajonipress/