Hidromorava

KPF në Viti trajton çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të kësaj komune

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhje tetë të rregullt. Fillimisht gjatë këtij takimi kryesuesi Bekim Azizi, i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë e të cilët kryesisht kanë kaluar edhe përmes këtij organi.

Ai tha se të gjitha aktet e miratuar në mbledhjen e fundit janë vlerësuar si të ligjshme.

FIDANISHTJA

Ndërkaq para fillimisht të shqyrtimit të pikave të parapara me rend të ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Kurse në emër të ekzekutivit i pranishëm në këtë takim ishte edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.
Gjatë kësaj mbledhje jashtë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

  • Procesverbali nga mbledhja e njëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
  • Propozim vendimi për miratimin e listës se veçantë të pronave të paluajtshme të komunës, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjate vitit 2025.
  • Propozim vendimi për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave për dhënien e pronës se komunës ne shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë .
    Poashtu u prezantua edhe Raporti për zbatimin e Planit të Integritetit të Komunës së Vitisë.
    Ndërkaq jashtë rendit të ditës u shqyrtuan dhe u votuam me shumicë votash edhe:
  • Propozim plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2025.
  • Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2025.
    Përndryshe bëhet me dije se këto pika do të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë që pritet të mbahet kah fundi i këtij muaji./rajonipress/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.