GRANDEMALL

KPF në Viti debaton për pasqyrat financiare të buxhetit komunal

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendim për aprovim të planit të veprimit lokal në mjedis, propozim vendim për hartimin e planit të veprimit lokal në Biodiversitet, propozim Rregullorja për përbërjen, detyrat, përgjegjësitë dhe punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Jashtë rendit të ditës me propozimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe pas miratimit me vota të shumicës anëtarë kanë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash edhe: propozim vendimin për shpalljen në diskutim publik për propozimin për ndryshimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba të Komunës së Vitisë për vitin 2019, propozim vendimi për shpalljen e diskutimit publik për propozimin e ndryshimit të Rregullores për Tatimin në Pronë të Komunës së Vitisë për vitin 2019 si dhe propozim vendimi për përzgjedhjen e anëtarëve të Komiteteve Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Komitetit për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Vendimmarrje.

Megjithatë gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është biseduar për Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudha janar-qershor 2018 ku pati mendime të ndryshme nga anëtarët e këtij komiteti konkretisht të pozitës dhe opozitës mbi shpenzimet e bëra gjatë kësaj periudhe.

FITORJA

Ndonëse për këtë mbledhje ishte paraparë të diskutohet edhe mbi Raportin e Prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për gjatë gjashtë mujorit të vitit 2018 me kërkesën e shumicës së anëtarëve kjo pikë është shtyrë për mbledhjen tjetër me kusht që të pasurohet me më shumë të dhëna.

Ndër tjerash kryesuesi Pira, i ka njoftuar anëtarët edhe me disa rekomandime që kanë dalë nga takimet që ka mbajtur Komiteti për Komunitete. Përndryshe shumica e këtyre pikave që janë shqyrtuar dhe votuar në këtë mbledhje do të shkojnë për shqyrtim në seancën e Kuvendit Komunal i cili do të mbahet gjatë këtij muaji./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.