FITORJA

KPF në Viti debaton për pasqyrat financiare për periudhën janar – shtator 2024

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Këtë dokument financiar e prezantoj drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti. Sipas këtij dokumenti, komuna e Vitisë, gjatë kësaj periudhe ka inkasuar gjithsej 816 mijë euro apo 79.29% sipas planifikimit vjetor kurse ekzekutimi i buxhetit është bërë për 96.26%.

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit të Kuvendit Komunal.

Në këtë takim është diskutuar dhe janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, por fokusi i anëtarëve të KPF-së ishte tek Pasqyrat Financiare te buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2024.

Këtë dokument financiar e prezantoj drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti.

Eco Higjiena

Sipas këtij dokumenti, komuna e Vitisë, gjatë kësaj periudhe ka inkasuar gjithsej 816 mijë euro apo 79.29% sipas planifikimit vjetor kurse ekzekutimi i buxhetit është bërë për 96.26%.

Pas prezantimit të pasqyrave financiare anëtarët e KPF-së, kërkuan sqarime dhe plotësime lidhur me shpenzimet e bëra gjatë këtyre muajve të cilët ju është përgjigjur kryesisht drejtoresha Ajeti por edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Më pas në këtë takim janë shqyrtuar edhe propozim vendimi për shpalljen ne interes të përgjithshëm publik si dhe draft Kodi i Etikës për zyrtarët e Komunës se Vitisë.
Po ashtu u dhanë edhe disa informata si :
Informatë një për ndarjen e Subvencioneve ne DKRS gjate vitit 2024
Informatë për procedurave të prokurimit dhe kontratave të nënshkruara për nëntëmujorin 2024.
Informatë nga DKA-ja, mbi fillimin e vitit të ri shkollor.

Ndërkaq jashtë rendit të ditës është shqyrtuar edhe një raport i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.