Fundamenti

KPF në Viti debaton për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve e rrugicave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa, nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Bekim Azizi, ku shqyrtuan disa pika të rendit të ditës.

Për këtë mbledhje, anëtarët e KPF-së kanë diskutuar rreth propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, vendeve tjera publike (shesheve), në Komunën e Vitisë me fshatra.

Pas propozimeve dhe vërejtjeve që u dhanë rreth kësaj pike, u vendos që ky komision të ketë 11 anëtar, si dhe të hiqet fjala riemërtim.

GRANDEMALL

Gjithashtu, pikat tjera si ajo e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi te kufizuara në fsh. Bincë, propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-013/372, të datës 04.04.2017, për rregullimin e komunikacionit në qytetin e Vitisë dhe territorin e saj, si dhe pika rreth propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-110/05-395, të datës 08.04.2022, për formimin e Komitetit për Shërbime Publike, u proceduan për seancën e ardhshme të Kuvendit.

Ndërkaq , nuk u miratua për tu proceduar në Kuvend propozim vendimi paraprak me nr. 01-110/05-657 të datës 30.06.2022 për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik, pasi që nuk morri votat e mjaftueshme nga anëtarët e këtij Komiteti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.