Fundamenti

KPF mban mbledhjen e parë: Shqyrtohen pasqyrat financiare, buxheti 2026 dhe formimi i Këshillit të Sigurisë

/ 3 minuta lexim
HW

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë, në të cilën janë trajtuar një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin institucional të komunës dhe planifikimin buxhetor për vitin 2026.

Në hapje të takimit, kryesuesi i KPF-së, Bekim Azizi, i informoi anëtarët lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuara nga Kuvendi Komunal, duke theksuar se shumica e dokumenteve të nxjerra janë konfirmuar si të ligjshme nga organet përkatëse.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte shqyrtimi i pasqyrave financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–dhjetor 2025. Anëtarët e komitetit analizuan nivelin e realizimit të të hyrave dhe shpenzimeve, si dhe ecurinë e projekteve kapitale, duke diskutuar mbi sfidat dhe prioritetet për vitin e ardhshëm fiskal.

Në vijim, u trajtua propozimi për caktimin e orarit të pagesës së takimeve të Kuvendit Komunal për vitin 2026, si dhe iniciativa për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili synon forcimin e bashkëpunimit institucional në adresimin e çështjeve të sigurisë në nivel lokal.

Hidromorava

Komiteti shqyrtoi gjithashtu propozimin për përfaqësimin e komunës në Asociacionin e Komunave të Kosovës, si dhe aprovimin e buxhetit të pjesëmarrjes për fermerët për vitin 2026. Ky program vlerësohet si mekanizëm i rëndësishëm për mbështetjen e sektorit bujqësor dhe fuqizimin e prodhuesve vendorë. Në këtë kuadër, u diskutua edhe raporti i progresit të programit aktual, duke u theksua nevoja për vazhdimin e përkrahjes financiare për fermerët.

Jashtë rendit të ditës, komiteti mori në shqyrtim edhe propozim-vendimin për ndërrimin e destinimit të parcelës me numër 1088-2, me sipërfaqe 17,758 m², në pronësi juridike të “D.S. Osnova Shkolla” në Sllatinë të Epërme. Sipas propozimit, një pjesë e kësaj parcele, në sipërfaqe prej 4,000 m², do të destinohet për ndërtimin e një qendre për kujdesin dhe edukimin e hershëm të fëmijëve (çerdhe).

Të gjitha pikat e trajtuara në këtë mbledhje u proceduan për shqyrtim dhe miratim në seancën e radhës të Kuvendit Komunal.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e komitetit ngritën çështje me interes publik dhe parashtruan pyetje drejtuar ekzekutivit komunal, duke kërkuar transparencë dhe efikasitet më të madh në zbatimin e projekteve dhe menaxhimin e buxhetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.