GRANDEMALL

KPF-ja në Viti shqyrtoi pasqyrat financiare për periudhën janar – mars 2023

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Është mbajtur sot mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë e Financa, ku është diskutuar për një varg pikash të rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje. Një ndër pikat që është diskutuar me theks të veçantë ka qenë ajo e Pasqyrave Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2023.

Fillimisht, kryesuesi i Kuvendi Bekim Azizi, ka njoftuar për konfirmimin e ligjshmërisë së disa pikave nga seanca e fundit, ndërkohë ka bërë të ditur se për një pikë është kërkuar të rikthehet në shqyrtim.

Edhe kryesuesi Azizi, por edhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, kanë uruar gjithë qytetarët e besimit islam për festën e Fitër Bajramit. Në pikën e rendit të ditës rreth pasqyrave financiare gjatë periudhës janar-mars 2023, drejtori i kësaj drejtorie Besnik Imeri tha se janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 248.894.28€ ndërsa shkalla e inkasimit duke u bazuar në planifikimin vjetor është 23,64%.

Kurse krahasuar me të hyrat për periudhën e njëjtë të vitit paraprak të hyrat e këtij viti janë më të larta për 81.422,00€.

Mobi Casa

E shkalla e shpenzimit sipas buxhetit të alokuar për këtë periudhë nga fondet burimore: granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë 3,112.913,40€ ndërsa shpenzimet janë 2,949.641,98€ e shpenzimi për këtë periudhë është 94,76% në krahasim me alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike”, tha drejtori Imeri.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u miratua që të procedohet për Kuvend, draft rregullorja për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Vitisë, e cila siç u tha nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Basri Aliu, përbëhet nga 11 kapituj duke përfshi aktivitetet, operatorin, mbikëqyrjen, implementimin dhe kundërvajtjen etj.

Për kuvend u proceduan edhe propozim vendimi për miratimin e iniciativës për bashkëpunim ndër komunal ndërmjet Komunave përkatëse në fushën e Menaxhimit te mbeturinave, propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e marrëveshjes së binjakëzimit mes Komunës së Vitisë dhe Komunës së Kirchhain – Gjermani, propozim vendimi për miratimin e planit komunale për Ri Integrimin e Qëndrueshëm të personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të huajve në komunën e Vitisë, si dhe propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit nr.01-110/05-108, të datës 01.02.2022, për plotësimin e vendimit nr. 01-110/05-974 të datës 28.12.2021 për formimin e Komitetit për Komunitete./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.