Uji Dea

KPF e Vitisë diskuton për kornizën afatmesme buxhetore 2020 – 2021

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa të Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt të këtij komiteti, me që rast edhe janë shqyrtuat një varg propozim vendimesh, ndër të cilat edhe Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2020-2021.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, ka njoftuar anëtarët e KPF-së për konfirmimin nga ana e MAPL-së për ligjshmërinë e akteve të nxjerr nga mbledhja e fundit e Kuvendit.

Hidromorava

Gjithashtu u vlerësua lartë organizimi për shënimin e Ditës së çlirimit të komunës së Vitisë më 14 Qershor. Në këtë mbledhje të KPF-së, u shqyrtua vendimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2020-2021, propozim rregullorja mbi themelimin dhe strukturimi e asamblesë komunale të fëmijëve, propozim rregullorja për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal e miqësorë për fëmijë, propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të propozim rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit në Komunën e Vitisë, si dhe propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2020./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.