ARKATANA

“Kosovatrans” kompletohet me Bord të ri

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Sipas kryetarit tё kёtij Komisioni Tefik IBrahimi nё kёtё konkurs kanё aplikuar 19 kandidatё, nga tё cilёt 14 prej tyre janё përzgjedhur me dokumentacionin e rregullt tё kёrkuar sipas konkursit, ku pas intervistimit dhe vlerësimit tё tyre nga ana e kёtij komisioni, janё zgjedhur kёta drejtorё tё bordit tё Kompanisё Publike Lokale “Kosovatrans”; Hatixhe Daku, Rozelita Hasani, Ibrahim Murati dhe Xhelal Shabani, mandati i tё cilёve sipas ligjit i zgjat tri vite.

Drejtori pёr Zhvillim Ekonomik Riad Rashiti tha se Komisioni Komunal i Aksioneve nё Gjilan pёr kompaninё publike lokale tё “Kosovatrans”-it, ka marr vendim dhe ka zgjedh pёrbёrjen e re tё Bordit tё kёsaj kompanie. Sipas tij Komisioni sipas konkursit kishte shpallur katёr vende tё lira pёr anёtarё-drejtorё tё bordit nё kёtё kompani.

Ndёrsa sipas kryetarit tё kёtij Komisioni Tefik IBrahimi nё kёtё konkurs kanё aplikuar 19 kandidatё, nga tё cilёt 14 prej tyre janё pёrzgjedhur me dokumentacionin e rregullt tё kёrkuar sipas konkursit, ku pas intervistimit dhe vlerёsimit tё tyre nga ana e kёtij komisioni, janё zgjedhur kёta drejtorё tё bordit tё Kompanisё Publike Lokale “Kosovatrans”; Hatixhe Daku, Rozelita Hasani, Ibrahim Murati dhe Xhelal Shabani, mandati i tё cilёve sipas ligjit i zgjat tri vite.

FIDANISHTJA

Sipas Ibrahimit katёr kandidatёt e zgjedhur, janё vlerёsuar si kandidatёt tё cilёt kanё potencial profesional dhe pёrvojё tё mirё nё menaxhim, ku nё veçanti dy prej tyre kanё pёrvojё dhe njohuri tё mira sa i pёrket menaxhimit tё ndёrmarrjeve publike.

Riad Rashiti vlerёson se pёrbёrja e Bordit tё zgjedhur nga Komisioni Komunal ёshtё profesional dhe shpresёdhёnёs pёr kompaninё e Kosovatrans-it, sepse roli i kёtij Bordi nё kёtё kompani do tё jetё shumё i rёndёsishёm, duke filluar nga pёrmirёsimi i menaxhimit të saj, pёrmirёsimi i shёrbimeve pёr kompanitё transportuese dhe pёr udhёtarёt, pёrmirёsimin e gjendjes financiare nё kompani, identifikimin e nevojave pёr investime dhe sigurimin e burimeve financiare pёr t’a pёrmirёsuar imazhin e kёsaj kompanie e cila tani pothuajse ёshtё i vetmi objekt nё Gjilan qё i gjason gjendjes sё keqe tё viteve tё 90-ta.

Përveç tjerash nё kёtё kompani duhet tё analizohet mirё dhe saktё se nё çfarë gjendje aktuale ёshtё, se cilat mundësi reale ekzistojnë pёr ngritjen dhe rritjen e kёsaj kompanie, çfarë duhet tё planifikohet dhe projektohet pёr tё investuar aty, nga çfarë burimi i mjeteve financiare do tё mundet tё sigurohen kёto investimet. “Sigurisht qё kёto synime dhe objektiva nuk janё lehtё pёr tu arritur dhe do tё jetё njё sfidё pёr Bordin e kёsaj kompanie, por gjithashtu ne besojmё dhe sigurisht qё ky bord dhe kjo kompani do tё ketё mbёshtetjen e plotё tё Kryetarit tё Komunёs, Kuvendit Komunal dhe Institucioneve tjera Komunale” tha Rasshiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.