RCCOLA

Kosovarit në Golem i vidhen vetura, paratë dhe telefoni

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një shqiptar nga Kosova, që kishte ardhur nga Zvicra për të pushuar në Shqipëri, ka rënë pre e grabitësve një natë më parë në plazhin e Golemit.

Mësohet se H.G., 36 vjeç, ka dalë për t’u argëtuar në një nga lokalet e natës, por kur është kthyer ka parë që banesa e tij ishte vjedhur.

Atij i kanë vjedhur celularin “iPhone 6”, 1200 euro, por edhe makinën e parkuar pranë banesës. Sipas policisë 36-vjeçari kishte harruar çelësat e makinës brenda në shtëpi dhe kjo ua ka bërë më të lehtë hajdutëve ta marrin.

Uji Dea

Ndërkaq, policia e Kavajës ka arrestuar dy që akuzohen për vjedhjen e pushuesve. Ato janë identifikuar si Shqiponja Çoku dhe Monda Guri, të dyja nga Kavaja.

Ato jetonin në një banesë me qira në Golem, brenda së cilës policia gjeti shumë sende të vjedhura.